https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/314230605688350/
Ekipi kryeqytetas i Partizanit është gjunjëzuar në ndeshjen e parë kualifikuese për “Europa League” me rezultatin 1-3 në “Selman Stërmasi”.
Pas kalimit në avantazh të ekipit të ” Demave të Kuq” në minutën e 5-të me anë të Xhevair Sukaj, është dashur vetëm 20 minuta që miqtë bullgarë të barazonin rezultatin.
Botev i është përgjigjur nënkampionëve të Shqipërisë teksa në minutën e 27-të Kossoko ka mposhtur portierin Alban Hoxha për të dërguar shifrat në 1-1.
Pas përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 62-të me një goditje “kirurgjikale”, Botev do të dërgonte shifrat në 1-2.
Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt përfundimit, bullgarët shënojnë edhe golin e tretë me anë të Kossoko për të vulosur shifrat përfundimtare.
Të kuqtë kanë zbritur në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm duke u bazuar në lojtarët që trajneri Sulejman Starova ka në dispozicion, teksa mungesat më të mëdha janë ato të dy qendërmbrojtësve Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi për shkak të dëmtimeve.
Një rezultat aspak i kënaqshëm për Partizanin i cili pëson 3 gola në fushën e saj duke e vështirësuar së tepërmi ndeshjen e kthimit që luhet javën e ardhshme me datë 6 korrik në Bullgari.