Bruno Mars dha një koncert mbrëmjen e së dielës në Auburn Hills të Miçiganit, ku mori disa minuta nga turneu i tij botëror për ti treguar audiencës se do të dhurojë 1 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga kriza e ujit në Flint.
Ai është një këngëtar me famë botërore dhe gjesti human i dhënies së një pjese të fitimeve nga shitja e biletave të koncertit do të jetë shembull për këngëtarët e tjerë.
“Unë i jam shumë mirënjohës audiencës së Miçigan për tu bashkuar me mua në mbështetje të kësaj kauze. Sfidat e vazhdueshme do të vazhdojnë për vite me radhë për banorët e Flintit dhe është e rëndësishme që ne të mos i harrojmë vëllezërit dhe motrat e prekura nga kjo fatkeqësi. Si njerëz, sidomos si amerikanë, ne duhet që të qëndrojmë së bashku për tu siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë në ndonjë komunitet.”