Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Britania e Madhe do të dalë nga BE patjetër më 31 tetor”, kryeministri prezanton sot planin e ri

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Britania e Madhe do të dalë nga BE patjetër më 31 tetor”, kryeministri prezanton sot planin e ri

“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania e Madhe do të dalë nga BE patjetër më 31 tetor. Po si? Boris Johnson paraqet të mërkurën një propozim të ri në kongresin e konservatorëve. Tetori filloi, e në fund të tij, kryeministri britanik Boris Johnson kërkon ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE, me ose pa marrëveshje. Një Brexit i rregulluar me marrëveshje mbetet varur tek një çështje: do të mund të pengohet një kufi i fortë me kontrolle e postblloqe mes Irlandës Veriore britanike dhe Republikës së Irlandës, që mbetet anëtare e BE-së? Johson paraqet të mërkurën disa ide për një ujdi të re me BE, nëse BE nuk i pranon ato, atëherë mbetet Brexit pa marrëveshje, thuhet në pjesë të fjalimit të pulikuar nga “Daily Telegraph”.

Sipas planeve, provinca e Irlandës Veriore mbetet në një marrëdhënie të veçantë me Europën. Irlanda Veriore do të mbetej deri në vitin 2025 në shumë degë pjesë e tregut të brendshëm europian, pastaj me pjesën tjetër të GB do ta lintë unionin doganor. Zgjidhja e kompromisit, i ashtuquajturi “Backstop” refuzohet kategorikisht nga kryeministri britanik, Boris Johnson. Këtë kompromis e arriti ish-kryeministrja, Theresa May në Bruksel, por marrëveshja e Brexit u refuzua disa herë nga parlamenti britanik. Që atëherë nga Komisioni Europian dëgjohen gjithmonë ankesa, se nuk po vijnë propozime konkrete nga Londra.

Kryeministri britanik Boris Johnson në një intervistë për BBC të martën (01.10) tha, se “ne do të bëjmë një ofertë shumë të mirë”. Ai theksoi, se negociatat me BE janë në një “fazë vendimtare”. Ai e refuzoi sërish shtyrjen e vendimit për daljen nga BE më 31 tetor. Johnson pranoi se është një kohë e vështirë për Britaninë e Madhe. “Kjo është një kohë shumë e vështirë për vendin, në kuptimin, që Brexit do të ndodhë, dhe shumë njerëz nuk e duan atë”, tha ai.

Boris Johnson në intervistë për BBC

Boris Johnson i quajti po ashtu “si jo shumë të sakta” njoftimet e fundit në media, sipas të cilave, qeveria britanike kërkon t’i ofrojë BE-së propozime të detajuara këtë javë për “qendra të zhdoganimit”, që do të vendosen në të dyja anët e kufirit (por jo në kufi). Sipas raportimeve, kontrollet e doganave do të kryheshin jashtë kufijve të Irlandës dhe Irlandës së Veriut, 8-16 km larg kufirit. Artikujt ushqimorë dhe prodhimet bujqësore do të duhej ta kalonin kufirin pa kontroll. Johnson u distancua nga këto raportime, duke thënë, se ndryshe nga raportohet, qendrat e zhdoganimit përtej kufirit nuk shihen si pjesë e zgjidhjes, shkruan agjencia e lajmeve, AFP.

Heqje kontrollesh apo vetëm zhvendosje e tyre?

Edhe nëse planet për qendra zhdoganimi, do të mbërrinin në Bruksel, përgjigjet nga Brukseli duket se kanë për të qenë të qarta, sepse hapa të tillë nuk i pengojnë kontrollet, por vetëm i zhvendosin ato. Qeveria irlandeze flet që tani për “zhgënjim”. Që pas bërjes publike të njoftimeve të tilla të martën, pati një reagim të menjëhershëm të ministrit të Jashtëm irlandez, Simon Coveney.

Ai e quajti këtë ide, “të dështuar”. Irlanda dhe Irlanda e Veriut “meritojnë diçka më të mirë”, shkroi ai në Twitter. Ka ardhur koha, që BE të marrë “propozime serioze” nga qeveria e Londrës. Aktualisht nuk ka kontrolle mes dy pjesëve të Irlandës. Nëse kjo ndryshon pas Brexit, ka shqetësime se mund të rindizet sërish konflikti në Irlandën Veriore. Brexit është temë edhe në kongresin e konservatorëve, Tory në Manchester që përfundon të mërkurën. Ky kongres u errësua nga akuzat e një gazetareje, se Johnson ka ngacmuar seksualisht atë dhe një femër tjetër para 20 vjetësh. Johnson i hodhi poshtë akuzat. /DW

Tags: 31bebritaniakryeministri

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
Fikja e sinjalit analog/ Drejtoresha në AMA: Proces pa kthim mbrapa

Fikja e sinjalit analog/ Drejtoresha në AMA: Proces pa kthim mbrapa

Reperja Tayna përfshihet në aksident

Reperja Tayna përfshihet në aksident

Incidentet në Tirana-Partizani, mblidhet Komisioni i Disiplinës

Incidentet në Tirana-Partizani, mblidhet Komisioni i Disiplinës







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë
Politikë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

by mirseda
18:54 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në një diktaturë....

Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

18:28 | 20/12/2025
Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje

Procedohet penalisht, Lapaj brenda Komisariatit të Policisë: Mora medalje

17:57 | 20/12/2025
Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

17:28 | 20/12/2025
Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

17:26 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com