Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Brexit/ Qeveria e Theresa May: Jemi gati

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Brexit/ Qeveria e Theresa May: Jemi gati

BE i ka pritur prej muajsh ofertat konkrete të Britanisë së Madhe për negociatat e Brexit. Tani vjen propozimi nga Londra. Grindja mes dy ministrive britanike lidhur me Brexit ka marrë fund.

Deri më tani mes ministrit britanik të Financave, Philip Hammond dhe atij të Tregtisë Liam Fox nuk kishte ujdi lidhur me negociatat e Brexit. Hammond, që konsiderohet si proeuropian është për rrugën e “butë” të daljes nga BE, Fox është një kundërshtar i pasionuar i BE-së dhe pro Brexit të “ashpër”.

Tani duket se mes dy ministrave të qeverisë së Theresa Mayt grindja për rrugën se si duhet zhvilluar Brexit është platitur. “Jemi gati” –”jemi të përgatitur”, thuhet në Londër. Ata kanë dalë tani me një propozim të përbashkët për fazën e ndërmjetme të daljes nga BE.

Kërkohet fazë e ndërmjetme

Në një artikull për “Sunday Telegraph” dy ministrat propozojnë një fazë të ndërmjetme për përmbushjen e procesit të Brexit të planifikuar në vitin 2019. Me këtë të dy ministrat Hammond dhe Fox duan t’i japin “më shumë siguri” ekonomisë. Kjo fazë e ndërmjetme, megjithatë nuk duhet të “jetë e pakufizuar”, shkruajnë ata, dhe as të tentojë një anëtarësim të ri përmes derës së pasme. Në këtë fazë të ndërmjetme Britania e Madhe “do të jetë jashtë unionit doganor” dhe nuk do të jetë e lidhur më me marrëveshjet europiane.

Edhe ministria e Brexit të David Davis ka bërë të ditur, se do të publikojë një radhë “dokumentesh të detajuara për pozicionet britanike” që do të jenë pjesë e negociatave në Bruksel. Aty bëhet fjalë si për ndarjen me BE ashtu edhe për formësimin e marrëdhënies së ardhshme. Britania e Madhe pret që negociatat të fillojnë në tetor.

E ardhmja e kufirit gjelbër në ishullin e gjelbër

Një temë e rëndësishme në këto negociata do të jetë edhe kufiri i ardhshëm mes BE dhe Republikës së Irlandës e Irlandës veriore britanike. Në ishullin e gjelbër njerëzit i tremben pasojave ekonomike dhe rihapjes së plagëve të vjetra në rajonin që ka vuajtur gjatë nga lufta qytetare, shkruan DW.

Si kohë për fillimin e Brexit ishte parashikuar qershori. Por bisedimet e deritanishme nuk kanë pasur sukses. BE pret deri në fund të gushtit nga qeveria britanike që të sqarojë pozicionet për çështjet kryesore të procesit të ndarjes. Ndërsa ministri britanik i Brexit, Davis kërkoi që BE të lëvizë nga pozicionet e saj.

E drejta e qëndrimit dhe llogaria e fundit

Më 28 gusht është planifikuar një raund i ri në Bruksel. Britania e Madhe kërkon të largohet nga BE deri në mars 2019. Temë qendrore në negociata është edhe e drejta e qëndrimit të 3,2 milionë banorëve të BE në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1,2 milionë britanikëve në Bashkimin Europian.

Grindje sundon edhe lidhur me pretendimet financiare të Brukselit ndaj Britanisë së Madhe që kapin shifrën e 100 miliardë eurove. Sipas “Sunday Telegraph”, qeveria e Londrës është e gatshme të paguajë 40 miliardë euro, në rast se Brukseli është i gatshëm të hapë negociatat për një marrëveshje të re tregtie. Por BE nuk dëshiron të flasë për marrëdhëniet e ardhshme me BE, para se të sqarohen mirë çështjet kryesore të divorcit të Britanisë së Madhe nga unioni.

Tags: beBrexitBritania e MadheBrukseliDavid DavisPhilip Hammondplanet e Brexit

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

Zjarret në vend, 5 vatra në 24 orët e fundit

Zjarret në vend, 5 vatra në 24 orët e fundit

Matura Shtetërore, fillon raundi i dytë i regjistrimeve

Matura Shtetërore, fillon raundi i dytë i regjistrimeve







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com