Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Brexit dhe rënia e politikës së jashtme britanike

8 vjet ago
in Të Gjitha
Brexit dhe rënia e politikës së jashtme britanike

Denis Macshane*, “Carnegie Europe”/ Një ndër aspektet e nënvlerësuara në debatin mbi Brexit, është dëmi i madh që ky i fundit do t’i shkaktojë rolit të Britanisë si një lojtare e politikës botërore. Shumë komentatorë, përqendrohen më tepër tek marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me tregun e përbashkët të BE-së dhe unionin doganor, statusin e shtetasve të BE-së në Britani apo të britanikëve në Evropë, apo se cili do të jetë roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Britaninë e Madhe.

Por ndryshimi më i madh kur Britania të largohet nga BE-ja, do të jetë heqja vullnetarisht dorë e Londrës nga vendi i saj në forumin që vendos për të ardhmen e Evropës. Për shekuj me radhë, Britania ka derdhur gjak dhe shpenzuar shumë para, për të garantuar që Europa të ishte e hapur ndaj tregtisë me të; që asnjë pushtet dominues kontinental, ideologji apo besim ta pengonte këtë; dhe që vlerat e liberalizmit, demokracisë dhe sundimit të ligjit të përhapeshin në mbarë kontinentin.

Në dekadat e fundit, Britania ka pasur një vend, një votë dhe një zë në të gjitha vendimet e mëdha mbi trajektoren e Evropës. Diplomatët, zyrtarët dhe udhëheqësit yjorë britanikë si Margaret Theçër dhe Toni Bler, e forcuan ndikimin e tyre duke i dhënë zemër, bindur dhe shtyrë pjesën tjetër të Evropës në drejtimin e dëshiruar për Britaninë.

Kjo donte të thoshte ndërtimin e aleancave dhe pranimin e disa tërheqjeve, por Britania ka patur më shumë fuqi dhe ndikim në Evropë gjatë dekadave të fundit, se sa në çdo periudhë të mëhershme në histori. Në çdo kryeqytet botëror, tek Organizata Botërore e Tregtisë dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, diplomatët britanikë do të takoheshin me kolegët e tjerë të BE, dhe do të përpiqeshin të promovonin një agjendë të përafërt me interesat e dëshiruara britanike.

E gjitha kjo tingëllon si një ndalesë shokuese me Brexit – pavarësisht nëse dalja e Britanisë nga BE-ja do të jetë e ashpër ose e butë, nëse do të ndjekë modelin norvegjez apo atë zviceran. Brenda një mbrëmje, Britania do të bëhet një lojtare e politikës ndërkombëtare që do të duhet të qëndrojë gjatë në dhomat e pritjes së vendimmarrësve të BE-së, nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian deri tek Shërbimi Evropian i Aksionit të Jashtëm.

Askush në Uashington, Pekin, Nju Delhi, Lagos apo Brazilia nuk do të ketë asnjë lloj pyetje për t’ia drejtuar ambasadorit britanik, se çfarë do të thotë apo bëjë Evropa për çështjet globale kryesore, pasi përgjigja mund të jetë vetëm “Më pyet mua!”. Po, Britania post-BE do ta ruajë vendin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Londra mund t’i bashkohet ende rreshtit të vizitorëve nga Berlini, Parisi dhe Varshava në kërkim të një takimi me presidentin e SHBA-së. Komonuelthi do të jetë gjithmonë atje. Britania do të mbetet në NATO, pjesë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, dhe Këshillit të Evropës. Këto janë të gjitha organizata të vlefshme, por asnjëra prej tyre nuk ka asgjë të ngjashme me rëndësinë e kombeve të Evropës, të cilat punojnë në unison dhe në baza të përhershme të institucionalizuara, si anëtare të Bashkimit Evropian.

Pra, Mbretëria e Bashkuar do t’i kthehet diplomacisë dypalëshe. Fantazistët shpresojnë

se kjo nënkupton një rikthim tek lavdia e Zyrës së Jashtme dhe asaj të Komonuelthit (FCO), por paratë nuk janë dhe s’do të jenë atje. Në fushën e lojës në të cilën Britania ka kërkuar të jetë e pranishme, të ushtrojë ndikim, hartojë rregullat dhe mbrojë interesat e saj thelbësore, dhe do ta ketë më në fund atë pozitë.

FCO po propozon mbajtjen e një konference ndërkombëtare mbi Ballkanin Perëndimor në vitin 2018. Kjo është një nismë e mirë, por kush jashtë BE-së do të interesohet për atë që mendon apo propozon Britania për këtë rajon ende të trazuar? Nga terrorizmi islamik tek politikat mjedisore dhe mbrojtja e kufijve të Evropës, Britania do të shkëputet nga të gjithë lojtarët kryesorë të BE-së.

Natyrisht, do të ketë mirëpritje të sjellshme për kryeministrin britanik dhe sekretarin e jashtëm, por statusi i vendit të tretë të Mbretërisë së Bashkuar, do të thotë që të dërguarit e Londrës kanë të njëjtin rang me ata nga Meksika, Turqia apo Koreja e Jugut.

Londra do të pushojë së qeni qendra e diskutimit të politikës ndërkombëtare jashtë Uashingtonit. Think-tanke si “Chatham House”, “Instituti Ndërkombëtar për Studimet mbi Sigurinë”, dhe “Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Përbashkëta” apo organizata të reja si “Qendra për Reformën Evropiane” dhe “Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë” kanë një reputacion të madh (ECFR).

Ato do të bëhen më pak të rëndësishme, dhe do të tërheqin fonde më pak globale, pasi Britania e Madhe ta ketë shkëputur veten nga vendimet e politikës së jashtme të BE-së, sepse ministrat dhe zyrtarët e jashtëm s’do jenë më pjesë e politikbërjes thelbësore evropiane.

Kur departamentet universitare që mësojnë dhe hulumtojnë politikën e jashtme evropiane të humbasin fondet e BE-së, dhe OJQ-të politike që marrin para nga Brukseli dhe që bashkojnë hulumtuesit evropianë të reduktojnë aktivitetet e tyre, fama e Londrës si forumi numër një i Evropës sa i përket politikës ndërkombëtare, do të zbehet.

Si ministër i FCO, jam takuar rregullisht me homologët e mi të vendeve të BE, dhe kam qenë në gjendje t’i raportoj zoti Bler mbi atë që po ndodhte në pjesën tjetër të Evropës. Jashtë BE-së, Britania do të jetë në rolin e vëzhgueses, ndërsa shtetet anëtare të BE-së do të vazhdojnë të vendosin mbi çdo gjë, nga politikat evropiane, tek vendosja për ndërhyrjet e armatosura të BE-së në rajonet e trazuara të Afrikës apo vendeve arabe.

Brexit, është lëvizja më e madhe e reduktimit të ndikimit që është parë ndonjëherë në historinë e Britanisë, në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare. Është i habitshëm fakti, që paria e politikës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, s’ka shprehur ndonjë shqetësim për këtë.

Fokusi kryesor në debatin Brexit mbi tregtinë dhe emigracionin, ka lënë mënjanë humbjen e ardhshme të ndikimit britanik, i cili është pa precedent në historinë e vendit.

Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, kanë bërë thirrje që Mbretëria e Bashkuar të ketë statusin e vëzhgueses në takimet e politikës së jashtme të BE.

Por nëse duhet të jetë kështu, pse të mos marrë pjesë në to edhe Turqia, apo në fakt edhe Shtetet e Bashkuara? Kjo është pikërisht qasja e “zgjedhjes së qershisë mbi tortë”, që refuzohet nga 27 anëtaret e BE-së. Kur Britania të lërë unionin, nuk do të ketë të drejtën e fjalës në të, dhe pak ndikim mbi drejtimin e ardhshëm gjeopolitik të rrugëtimit të rajonit të saj në botë.

* Denis MacShane ka qenë sekretar i parlamentit dhe Ministër në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 1997-2005, dhe delegate i Britanisë në Këshillin e Evropës dhe Asamblenë Parlamentare të NATO-s gjatë viteve 2005-2010

Tags: BerlinBrexitbritanikeNATOOKBpolitika e jashtme

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Kosova rrezikon të humb 50 milionë euro të BE-së

Kosova rrezikon të humb 50 milionë euro të BE-së

Foto të rralla me ngjyra, Shqipëria gjatë Luftë së Parë Botërore

Foto të rralla me ngjyra, Shqipëria gjatë Luftë së Parë Botërore

Drejtori i ri i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqjen 10 ditë pas emërimit

Drejtori i ri i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqjen 10 ditë pas emërimit

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com