Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Bregu: Evropa u shkon shqiptarëve, por jo delirantëve dhe Haxhi Qamilëve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar pas lajmit për rekomandimin e pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bregu deklaron se ky është një lajm i mirë, dhe se është drita jeshile në fund të tunelit.

“Do të ketë nevojë së pari për të shënuar progres dramatik në zbatimin e ligjit si shenja më bindëse e dëshirës tonë për të qenë europianë. Akoma më shumë do te ketë nevojë për gjakftohtësi përtej përdëllimit tonë të zakonshëm poetik apo vandalizmit politik; për zhdehje nga paranoiat me armiq të brendshëm e të përbotshëm. Do të lipset të qartësohet një proces gradual, strategjik, dhe i qëndrueshëm që të mundësojë sukseshëm kryerjen e negociatave të anëtarësimit”, shkruan ndër të tjera Bregu.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut

Më në Fund!

Propozimi për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Europë është lajmi me i mirë për shqiptarët këto kohë, është drita jeshile në fund të tunelit të gjatë e të errët të ndarjes tonë shekullore nga Europa!

Çka u propozua sot në Strasburg, është cfarë duhej për Shqipërinë, Maqedoninë dhe konfirmim i perspektivës jetike të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Europë!

Rikthimi i plotë i Shqipërisë në Europë është e vetmja urë, e vetmja shpresë, e vetmja degë e një pemë të gjatë përpjekjesh që s’u këput kurrë, pavarësisht tronditjeve dhe krisjeve të shqiptarisë sonë.

Pas gjithë rrengjeve të hershme që historia ka përcjellë ndër shqiptarë, ca të liga e ca idiote; ca me armiq të jashtëm e ca me bashkfajësi së brendshmi; -prej sot nis një fazë e re në të cilën koha, (sidomos deri në qershor),nuk mund të ikë pa i thënë gjë askujt.

Do të ketë një “pështjellim” më të madh këto muaj deri në marrjen e vendimit përfundimtar për çeljen e negociatave.

Do të ketë nevojë së pari për të shënuar progres dramatik në zbatimin e ligjit si shenja më bindëse e dëshirës tonë për të qenë europianë. Akoma më shumë do te ketë nevojë për gjakftohtësi përtej përdëllimit tonë të zakonshëm poetik apo vandalizmit politik; për zhdehje nga paranoiat me armiq të brendshëm e të përbotshëm. Do të lipset të qartësohet një proces gradual, strategjik, dhe i qëndrueshëm që të mundësojë sukseshëm kryerjen e negociatave të anëtarësimit.

Europa ju shkon shqiptarëve!

Megjithë hambarin tonë plot me shqiptarë të mirë, por edhe delirantë, Haxhi Qamilë, pro injorantë,vullnetshkatërrues,revanshistë,megjithë zymtinë e realitetit, Europa prodhon hapje jo mbyllje, liri jo robëri, drejtësi jo padrejtësi.

Urime cdo shqiptari me bindje e identitet të patronditur europian!

Mirënjohje për miqtë e Shqipërisë në ditë të mira e të vështira!

Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian!

Kushedi cdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!

Tags: breguevropaHaxhi Qamilëvejo delirantëveporshqiptarëveu shkon

TË LIDHURA

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet
Bota

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

16:43 | 07/10/2025
Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje
Politikë

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

16:16 | 07/10/2025
Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore
Aktualitet

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

14:59 | 07/10/2025
Next Post
Hapja e negociatave, Meta: Të jemi të gjithë të bashkuar

Hapja e negociatave, Meta: Të jemi të gjithë të bashkuar

Habit Rusia/15 vite burg tifozit, për një… pulë (Video)

Habit Rusia/15 vite burg tifozit, për një... pulë (Video)

Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

Patozi: Kursejini mburrjet për negociatat, koha të reflektojmë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet
Bota

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

by mirseda
16:43 | 07/10/2025
0

Kryesia e Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama, pritet të mblidhet...

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

16:16 | 07/10/2025
Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

14:59 | 07/10/2025
DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

14:48 | 07/10/2025
Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

14:45 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com