Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Branko Merxhani: Pse shqiptarët janë gati ta shesin vendin e tyre

8 vjet ago
in Të Gjitha
Branko Merxhani: Pse shqiptarët janë gati ta shesin vendin e tyre

Gati 90 vjet më parë filozofi dhe publicisti i njohur shqiptar i viteve 1920-1930, Branko Merxhani, i ka bërë një skaner të përsosur psikologjisë së shqiptarëve, dhe faktit se përse si komb kemi mbetur aq pas të tjerëve.

Nga Branko Merxhani  (1929)

Përgjegjësia realiste e peripetisë s’onë historike, domethënë pamundësia që nuk patëm dot një Shtet të vërtetë, me vethe dhe të vazhduar në as nonjë periodë të së shkuarës s’onë kombëtare, rrjeth kryesisht nga të shterpuarit e shpirtit t’onë shoqëror, nga anarkia dhe panjoftësia shoqërore e cila më tepër nga çdo gjë tjetër dëmtoi dhe prishi Institutin Familjar. Në këtë s’kanë faj as vazhdimi historik i shkeljevet të huaja influencat fataliste të Dogmatismës pseudo-Islamike. Burimi i së keqes është shumë më thellë. Në vënd që të hedhim sytë t’ona nga jashtë me shpresën dhe ngushëllimin se vetëm atje do të sbulojmë shkakët e së keqes, është më mirë të hedhim sytë në vetëhen t’onë brenda nesh, brenda në Unën t’onë shoqërore…

Shkaku i parë i anarkis s’onë Familjare është forma e jetës, që ka rojtur populli ynë shekuj me radhë, domethënë shumë përpara jo vetëm të sundimit turk, po edhe përpara sundimit romak-byzantin. Dhe është një rjedhje natyrale e konditavet sociologjike dhe psykologjike të kësaj jete, e cila e çveshi krejt entitetin t’onë shoqërorë nga çdo gjurmë Ideologjie shokërore. Nuk duhet të harrojmë kurrë se jemi stërnipërit e një populli, miku i vetëm edhe armiku i vetëm i të cilit ka qënë shekuj me radhë dyfeku, që mbante në krah.

Kjo është arsyeja për të cilën, me gjithë egoismën tonë karakteristike dhe me gjithë Heroismën t’onë, ulëm kokën përpara forcës së zaptonjësvet. Jo vetëm ulëm kokën, po edhe u shërbyem interesavet të tyre me gjakun t’onë. Kjo prapë është arsyeja – dhe është një gjë shumë karakteristike nga pikëpamja e psykologjisë shoqërore – për të cilën një nga Intelektualët t’onë që zë një vënd të shkëlqyer në Historinë e Leteraturës së një popullit të huaj dhe zaptonjës, shkruan se “perioda më e pasur dhe më e lumtur e Historisë s’onë” ka qënë pikërisht perioda e hidhur dhe e errët e robërimit t’onë nga Turqit. Dhe kjo me qënë se në atë epokë stërgjyshërit t’onë të gjorë përpiqeshin me zëmër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në vatërën atërore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta dhe me “kuaj të bukur” të fushavet të largme të Arabisë, Misirit dhe Hungarisë!…

Po paraja, dyfeku, “kuajt e bukur” dhe gjithë epopeja e plaçkavet me se u shpërblyen? U shpërblyen me sakrificën dhe përbuzjen e atdheut, të familjes dhe të Djalit. Kjo sakrificë, ky harim janë pamja e sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare…

Të gjitha anët e kalives s’onë shoqërore qëndrojnë mbi themele të kalbura. Mbi këtë prishje është e pamundur të ngrihet një godinë e re. Për këtë detyra kryesore e brezit t’onë është që të hedhim themele të ra të forta për një shoqëri të re. Gjith përpjekja jonë qytetëronjëse nuk mundet veç se të ketë për qëllim puthitjen systematike të dispozitavet dhe energjirat kombëtare me nevojat e realitetit të sotmë dhe me kërkimet e Qytetërimit t’onë të nesërmë.

Kemi nevojë për një bazë për Korporatën t’onë Shoqërore të re. Kemi nevojë për një Familje shqipëtare nacionaliste. Vetëm kjo është e zonja të krijojë një karakter moral të ri dhe të na falë një formë të re jete. Djalëria Neo-Shqiptare do të hidhet në fushën e luftës shoqërore me bindjen e patundur se vetëm ahere do të triumfojnë Idealet e saj kur do të vijë ajo ditë e madhe, dita e Shqipërisë së Re në të cilën nuk do të ketë me as një pengim jo vetëm legjislatif po edhe preventif që të bashkojnë zemrat e tyre Djemtë dhe Vajzat të atdheut shqipëtar pa ndryshim dipendence fetar.

Domethënë kërkojmë edhe ne një farë Liri Dashurore. Po me ndryshimin që, kur po bota e industrializuarë ka kryesisht për qëllim reformën e tipit Romak të Familjes, ne përkundrazi duan të krijojmë një vatrë familjare të typit Romak, vatrë e cila do të çdukë për herë edhe gjurmat e fundit të influencave fetare të huaja, do të marë vesh shpirtrat e popullit t’onë, do t’a nacionalizojë shtëpinë t’onë, do t’a shqiptarësojë Shqipërinë t’onë. Këtej e tutje fillon ruga e emancipimit të Shqipëtares… TIRANA TODAY

Tags: 1929Branko Merxhanigatijanëshesinshqiptarettyrevendin

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Lirohen shqiptarët e arrestuar për vrasjen e 3 policëve

Lirohen shqiptarët e arrestuar për vrasjen e 3 policëve

Video/Çfarë po ndodh?Gati aksioni i madh, monitorim nga ajri në gjithë vendin

Droga lumë, kapen mbi gjysmë ton kanabis në Kavajë

Synimet e vërteta të politikës së jashtme të SHBA-ve

Synimet e vërteta të politikës së jashtme të SHBA-ve







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!
Politikë

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!

by mirseda
17:20 | 20/11/2025
0

Partia “Mundësia” ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pikërisht në momentin kur Belinda Balluku...

“Mundësia” kërkon Ballukun të dalë para drejtësisë, teksa ajo qëndron prej orësh në Kryeministri

“Mundësia” kërkon Ballukun të dalë para drejtësisë, teksa ajo qëndron prej orësh në Kryeministri

16:56 | 20/11/2025
Zhvillohet seanca paraprake për Evis Berberin

Zhvillohet seanca paraprake për Evis Berberin

16:44 | 20/11/2025
Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

15:06 | 20/11/2025
IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

15:04 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com