Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shpresën se “sens i përbashkët mirekuptimi” përfundimisht do të mbizotërojë në botën moderne, e cila po bëhet gjithnje “më kaotike”. Situata aktuale ndërkombëtare është shumë shqetësuese, shtoi ai.
“Situata në botë po bëhet gjithnjë e më kaotike” tha Putin të mërkurën gjatë një ceremonie për të mirëpritur ambasadorët e rinj në Rusi.
Ai theksoi se: “Megjithatë, ne ende shpresojmë se ndjenja e shëndoshë do të mbizotërojë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të hyjnë në një rrugë konstruktive, i gjithë sistemi botëror do të bëhet më i qëndrueshëm dhe më i parashikueshëm”.
Sipas Putinit, Moska do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sigurisë “globale dhe rajonale” dhe do t’i përmbahet plotësisht përgjegjësive ndërkombëtare të saj dhe do të zhvillojë bashkëpunimin me partnerët tanë në baza konstruktive dhe respektuese.
“Do të ndjekim një axhendë pozitive dhe të orientuar drejt së ardhmes për botën; dhe të punojnë për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, prosperitet dhe lulëzim të njerëzimit”, tha Putin.
Deklaratat e Putinit erdhën menjëherë pas kercënimeve nga ana e SHBA-së dhe Trumpit i cili deklaroi “Rusi bëhu gati ëer raketat tona”.
Ndërkohë më herët Putini kishte paralajmëruar se jo vetëm do godiste raketat që do të niseshin në Siri, por do të hakmerrej me goditje edhe ndaj vendeve nga do të niseshin ato.