“Bota është në prag të luftës së fundit të historisë së njerëzimit,” kjo deklaratë nuk është bërë nga një falxhor, por nga një ish-gjeneral rus.
Lufta mund të nis vetëm për shkak të helmimit të ish-spiunit në Mbretërinë e Bashkuar i cili solli një ortek dilpmatësh të debuar nga Perëndimi por dhe kundërpërgjigjen e SHBA-ve.
Një ish-gjenerali Evgeni Buzhinski, i cili shërbeu për 41 vite në ushtrinë ruse, tha se përzënia e diplomatëve rusë nga BE dhe SHBA, pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury po krijon një situatë të keqe.
Buzhinski, i cili u pensionua me gradën e Gjeneral Lejtnant në vitin 2009, dha një intervistë për BBC Radio 4.
Kur gazetari e pyeti nëse çështja e Skripal mund të çonte drejtëpërdrejtë në luftë, Buzhinski u përgjigj: “Mbase jo helmimi i Skripal drejtëpërdrejtë, por presioni që është krijuar”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po thonë se presioni do të vazhdojë. Çfarë do të arrijë kjo? Është e padobishme. Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë presion të ketë, aq më shumë shoqëria përqëndrohet tek Presidenti. Pak a shumë po aneksohet Rusia, por aneksimi i Rusisë është një gjë e rrezikshme,” tha ai.