Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bota duhet ta pranojë se edhe anti-Islamizmi është racizëm

1 vit ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Bota duhet ta pranojë se edhe anti-Islamizmi është racizëm

Nga: Muhittin Aataman “Daily Sabah”

Në një kohë kur janë duke u rishfaqur aktivitetet dhe politikat anti-islamike dhe kur myslimanëve u mbyllet goja, numri i fundit i “Insight Turkey”, një nga revistat kryesore akademike në Turqi, synon të paraqesë dhe zbardhë të vërtetën për lexuesit e saj, përmes një kornize të pasur dhe të gjerë të praktikave të vazhdueshme anti-islamike në të gjithë botën.

Artikujt në këtë revistë përqendrohen tek praktikat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore anti-islamike në vende të ndryshme si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Austria, Danimarka, Argjentina, India dhe Turqia. Investigimi tregon se ndjenjat anti-islamike po vërehen jo vetëm në vendet perëndimore por edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë botën myslimane. Studimi i “Insight Turkey” vjen tamam në kohë pasi anti-islamizmi është i përhapur në të gjithë botën, dhe fuqitë globale po margjinalizojnë me këmbëngulje Islamin dhe myslimanët. Ekzistojnë disa parametra që përcaktojnë rritjen e ndjenjave anti-islamike në botë.

Myslimanët si “tjetri”

Pas riorganizimit që pësoi bota pas Luftës së Ftohtë dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik, politikanët perëndimorë filluan që ta konsiderojnë Islamin dhe myslimanët si “tjetrin”në raport me botën perëndimore.

Edhe pse Islami dhe myslimanët nuk paraqesin një kërcënim real për Perëndimin dhe botën, qeveritë perëndimore vazhdojnë që ta politizojnë dhe margjinalizojnë Islamin dhe myslimanët si kundërshtarin e tyre kryesor.

Për më tepër, vendet jo-perëndimore kanë arsyet e tyre për margjinalizimin e Islamit dhe myslimanëve. Për shembull, vendet jo-perëndimore si Kina dhe India, po e margjinalizojnë Islamin dhe myslimanët për arsye të ndryshme.

Myslimanët përbëjnë grupimin e dytë më të madh fetar të popullsisë indiane. Popullsia e myslimanëve indianë (rreth 200 milionë), është e dyta më e madhja myslimane në botë. Për më tepër, nën-kontinenti Indian u nda në tre pjesë kur myslimanët kërkuan të themelojnë shtetet e tyre, përkatësisht Pakistanin dhe Bangladeshin.

India ka qenë në konkurrencë dhe në konflikt me Pakistanin për hegjemoni rajonale dhe mbi rajonin e kontestuar të Kashmirit. Prandaj politikanët indianë, sikurse është kryeministri aktual, Naredra Modi po tentojnë që të margjinalizojnë Islamin dhe myslimanët.

Nga ana tjetër, regjimet familjare dhe personalitet në botën arabe, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, po e margjinalizojnë Islamin dhe myslimanët në mënyrë që të jenë në gjendje të ruajnë regjimet e tyre despotike.

Edhe pse interesat e shteteve perëndimore, të cilat duan të ruajnë marrëdhëniet e tyre hierarkike me shtetet arabe, dhe ato të regjimeve në botën arabe mbivendosen, shumë shtete arabe margjinalizojnë Islamin dhe myslimanët, përkatësisht Islamin politik të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ndryshimi i vetëm midis regjimeve arabe dhe shteteve perëndimore, është se regjimet arabe lejojnë përfaqësimin e Islamit në jetën shoqërore.

Efekti i emigracionit

Për më tepër, shumica e vendeve myslimane, veçanërisht ato që janë të vendosura në Lindjen e Mesme, janë të zhytura në luftëra civile, destabilitet politik dhe privim ekonomik. Prandaj, popullatat e tyre priren që të emigrojnë në vendet e tjera, të cilat janë më të qëndrueshme dhe të zhvilluara.

Vendet e zhvilluara evropiane, janë ndër destinacionet e tyre të para. Myslimanët nga Lindja e Mesme, Azia e Jugut, Afrika e Veriut dhe Briri i Afrikës, janë përpjekur që të mbërrijnë në Evropë për t’i shpëtuar luftës dhe varfërisë. Islami, feja me rritjen më të shpejtë në botë, është bërë më e dukshme.

Tani ajo përbën fenë e dytë më të madhe në shumë vende evropiane. Kohët e fundit, myslimanët filluan të shfaqeshin në sfera të ndryshme të shoqërisë evropiane, dhe janë pjesë e politikës së brendshme të këtyre shteteve. Vendet evropiane që kanë pakica të mëdha, myslimane e konsiderojnë përhapjen e Islamit dhe rritjen e myslimanëve si një kërcënim për mënyrën e tyre të jetës dhe projektet politike.

Një formë e racizmit

Si rezultat i tendencave të fundit politike në botën perëndimore, rritja e ksenofobisë, racizmit dhe ultra-nacionalizmit, politikat dhe qëndrimet e qeverive aktuale perëndimore, por dhe politikanëve, akademikëve dhe mediave, janë arsyet kryesore të ringjalljes së praktikave anti-islamike.

Meqë Perëndimi dikton ende axhendën e politikës botërore dhe perceptimet globale, kur Perëndimi denigron një fe të caktuar, të njëjtën gjë bëjnë shtetet apo aktorët politikë, si dhe shumica e shteteve jo-perëndimore.

Për pasojë, perceptimi negativ perëndimor dhe jo-perëndimor mbi Islamin është tërësisht një konstrukt politik. Sidoqoftë, kohët e fundit Islami dhe myslimanët janë shënjestruar çdo ditë në vendet perëndimore. Myslimanët e pafajshëm që jetojnë në vendet perëndimore sulmohen shpesh nga racistët.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, vendet evropiane dhe institucionet e Bashkimit Evropian, duhet që t’i njohin zyrtarisht si një formë racizmi qëndrimet anti-islamike. Ngjashëm me çdo këndvështrim politik që synon të gjithë anëtarët e një feje apo etnie, edhe ideologjia anti-Islamike është gjithashtu një formë e racizmit, e cila duhet të sfidohet dhe luftohet.

Nëse evropianët nuk marrin masat e nevojshme kundër praktikave anti-islamike, shtetet evropiane janë të destinuara që ta humbin stabilitetin e tyre politik, pasi ky proces i lig është një thikë me dy presa, që dëmton si myslimanët ashtu edhe jo-myslimanët.

Qeveritë perëndimore dhe jo-perëndimore, duhet që të ndalojnë së akuzuarin Islamin dhe myslimanët për çdo problem që ka sot bota, dhe duhet të luftojnë kundër çdo lloj diskriminimi dhe racizmi.

Burimi i lajmit: dailysabah. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: anti-Islamizmiracizem

TË LIDHURA

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën
Sport

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë
Bota

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)
Kuriozitete

Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

14:43 | 19/08/2022
Next Post
Virusi politik, më i keq se koronavirusi

Kur amerikanët s’kanë kohë të takojnë Ilir Metën

Tentoi të ndizte makinën duke e zbritur nga kodra, shoferi përplas 4 mjete

Prespa ‘i vë emrin’ Maqedonisë, të dielën

Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia V. mbledhje për mbrojtjen e Parkut të Prespës

JU REKOMANDJOMË

Botuesit kundër taksave për librin: Nuk është mall dosido

Botuesit kundër taksave për librin: Nuk është mall dosido

4 vjet ago
“Ne po shkojmë në luftë vëlla”, ushtarët amerikanë nisen drejt Lindjes së Mesme

“Ne po shkojmë në luftë vëlla”, ushtarët amerikanë nisen drejt Lindjes së Mesme

3 vjet ago
Berisha-Meta skenar maqedonas për të sulmuar Parlamentin, militantët përgatiten për “luftë” me policinë

Berisha-Meta skenar maqedonas për të sulmuar Parlamentin, militantët përgatiten për “luftë” me policinë

3 vjet ago
Më 10 maj, ministrat e BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

BE pajtohet për rihapjen e kufijve

1 vit ago




TË FUNDIT

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën
Sport

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

by Mar Si
15:20 | 19/08/2022
0

Gerard Pique dhe Shakira dikur ishin një nga çiftet më të famshëm në botë, para ndarjes së...

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

14:43 | 19/08/2022
Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

14:16 | 19/08/2022
“Do ia fusim atje ku i shijon më shumë”, Meta reagon për projektligjin e PS-së

“Do ia fusim atje ku i shijon më shumë”, Meta reagon për projektligjin e PS-së

14:02 | 19/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com