Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Bota demokratike mund ta ndiejë nxehtësinë që përhapet nga Parisi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Bota demokratike mund ta ndiejë nxehtësinë që përhapet nga Parisi

Nga Anne Applebaum “The Washington Post”/ Zjarre, flakadanë dhe gaz lotsjellës. Parisi u zhyt në flakë mbrëmjen e së shtunës. Të dielën në mëngjes, makinat e djegura mbushën rrugët, dhe grafitet mbuluan Harkun e Triumfit. Marshime më të vogla dhe paqësore ishin zhvilluar në të gjithë vendin, ku gjatë 2 javëve të fundit protestuesit kanë pushtuar zyrat e organeve tatimore, bllokuar kamerat e matjes së shpejtësisë nëpër autostrada, ndalur trafikun dhe bllokuar zyrat rajonale të taksave.

Demonstruesit ishin “Jekelët e Verdhë”, të quajtur kështu nga veshja fosforeshente që ata kanë veshur në mënyrë të përsëritur, dhe që gabimisht janë përshkruar si të mbirë nga hiçi. “Është e vërtetë se origjina e tyre është jo-tradicionale:Në të shkuarën, partitë politike në Francë, ashtu si në pjesën tjetër të Evropës, u krijuan nga institucionet e vjetra dhe të jetës reale.

Për shembull, sindikatat prodhuan socialdemokratët, dhe Kisha në shumë vende prodhoi qendrën e djathtë kristian demokratike. Njerëzit u identifikuan me njerëz të tjerë që i takuan në klube, takime, kafene. Në të kundërt, anëtarët e kësaj lëvizjeje të re shoqërore, nëse mund të përshkruhet saktësisht si një lëvizje, nuk janë takuar në institucionet e jetës reale.

Përklundrazi, ata e gjetën njëri-tjetrin në internet, përmes mediave sociale dhe peticioneve në internet, që mund të krijojnë grupe të reja dhe identitete nga njëra ditë në tjetrën. Me origjinën e tyre në ngulitur në hapësirën kibernetike, “Jelekët e Verdhë” nuk janë të lidhur me ndonjë parti politike ekzistuese, edhe pse disa po përpiqen t’i përvetësojnë ata.

Fransua Rufin, një politikan i “ekstremit të majtë” me një antipati sarkastike për presidentin francez, Emanuel Macron, është shfaqur tashmë në marshimet e jelek-verdhëve. Marin Lë Pen, drejtuesja e “ekstremit të djathtë” në Francë, është rreshtuar gjithashtu në mbrojtje të tyre dhe disa dyshojnë se pasuesit e saj – ose ndoshta njerëz me agjenda edhe më ekstreme – mund të kenë qenë përgjegjës, në shndërrimin në të dhunshme të asaj që ishte një protestë paqësore në Paris të shtunën e fundit.

Por çdo pretendim për përkatësinë  e lëvizjes është oportunizëm, pasi vetë lëvizja nuk ka emëruar asnjë udhëheqës. Ajo ka emëruar 8 zëdhënësa për mediat, të cilët vijnë nga një shumëllojshmëri e madhe origjinash, dhe që nuk mund të karakterizohen se i përkasin një partie të vetme, apo edhe një grupi të vetëm shoqëror.

Në vend se të jetë një ideologji ose një filozofi e qartë, lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” duket se ndan një sërë qëndrimesh, si dhe atë që mund të përshkruhet si estetikë. Ata janë të zemëruar për taksat që kanë ngritur çmimet e naftës, dhe nuk u pëlqejnë kufizimet e shpejtësisë në rrugët e vendit.

Ata janë të zemëruar në përgjithësi me qeverisjen, dhe kjo është një pjesë e arsyes, se përse një lëvizje që nuk ekzistonte deri një muaj më parë, u konsolidua kaq shpejt:Zemërimi është një nga gjërat që rrugëton me shpejt në mediat sociale, një formë komunikimi që favorizon emocionet.

Ai është gjithashtu një nga gjërat që i bashkon njerëzit në një botë ku rëndësia e sindikatave, organizatave të kishës dhe partitë politike, po zbehet.

Një prej protestuesve ka deklaruar:“Të gjithë ju” – që do të thotë e  gjithë klasa politike në tërësinë e saj, e majta, e djathta ekstreme dhe partitë e qendrës – “nuk jeni më të nevojshëm!”.  Dhe këtu ka një ironi:Partia politike e Makron, La République En Marche, e filloi rrugëtimin e saj një lëvizje anti-partiake, një parajsë për njerëzit që nuk identifikoheshin më me partitë politike tradicionale.

Por ajo u ngjiz në një kontekst politik, dhe anëtarët e saj morën pjesë në zgjedhje. Për pasojë, En Marche, që nuk ekzistonte deri 3 vjet më parë, tani perceptohet si pjesë e establishmentit, për shkatërrimin e të cilit ajo u formua. Historia franceze, është e mbushur me revolucione të tejkaluara nga revolucione edhe më radikale, por shpejtësia me të cilën ndodhin këto ndryshime tani është befasuese.

Mund të ndodhë gjithashtu që besnikëria e partive politike, dikur e prishur, nuk ndërtohet sërish me lehtësi. Duke pasur parasysh realitetin e ri, është e rëndësishme të gjesh mënyra për të bindur këto lëvizje të reja anti-politike spontane që të marrin pjesë në institucione më formale, për t’u bashkuar në debate më formale, për të marrë pjesë në pazaret dhe kompromiset e kërkuara në një demokraci bashkëkohore.

Është gjithashtu e rëndësishme, të parandalohet përvetësimi i këtyre lëvizjeve nga njerëz me axhenda më të errëta. Këto nuk janë probleme vetëm për francezët:Pjesa më e madhe e botës tjetër demokratike është duke u përballuar ose do të përballet me të njëjtat sfida.

Nëse presidentët, parlamentet, partitë dhe institucionet ekzistuese mund të gjejnë mënyra për t’i dëgjuar, për t’i përfshirë dhe për t’i ndryshuar ato, atëherë demokracia do të mbijetojë në shekullin XXI. Në të kundërt, ajo ndoshta s’do t’ia dalë dot.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: botaDemokratikendiejënxehtësinëParisipërhapet

TË LIDHURA

Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona

19:12 | 03/09/2025
Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari
Aktualitet

Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

16:15 | 03/09/2025
Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë
Kryesore

Koçiu: Teknologji e avancuar në shërbimin e Neurokirurgjisë

13:57 | 03/09/2025
Next Post
Vrasja e shqiptarit në Korfuz/Grekët të frikësuar: Na erdhi si rrufe në qiell të hapur

Vrasja e shqiptarit në Korfuz/Grekët të frikësuar: Na erdhi si rrufe në qiell të hapur

Shkencëtarët gjejnë mundësi të reja për të parandaluar Alzajmerin

Shkencëtarët gjejnë mundësi të reja për të parandaluar Alzajmerin

Duka: UEFA nuk na detyron dot të dënojmë Skënderbeun, gjykata…

Flet Armand Duka: Futbolli për shqiptarët si fe. Bastet do ndalohen, aq sa duhani në...

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time
Bota

Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time

by mirseda
20:30 | 03/09/2025
0

Në fillim disa shtete të mëdha e të vogla që deklaronin se do të njihnin Palestinën, pastaj...

Analiza e REL: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

Analiza e REL: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

20:05 | 03/09/2025
Nga Vllaznia te Tirana, bardheblutë firmosin me sulmuesin

Nga Vllaznia te Tirana, bardheblutë firmosin me sulmuesin

19:57 | 03/09/2025
Apple njofton se iPhone 17 nuk do të ketë vend për kartë SIM

Apple njofton se iPhone 17 nuk do të ketë vend për kartë SIM

19:28 | 03/09/2025
UEFA zgjedh arbitrin më të mirë për përballjen Zvicër-Kosovë!

UEFA zgjedh arbitrin më të mirë për përballjen Zvicër-Kosovë!

19:21 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com