Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shkencëtarët gjejnë mundësi të reja për të parandaluar Alzajmerin

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Shkencëtarët gjejnë mundësi të reja për të parandaluar Alzajmerin

Sipas vlerësimeve, në të gjithë botën 44 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e sipër, janë me Alzajmer, forma më e zakonshme e demencës. Alzajmeri është një çrregullim degjenerativ i trurit, që shkakton humbje të kujtesës dhe dëmton të menduarit, gjykimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve. Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç që mund të ndalojë përparimin e sëmundjes. Por, një program studimor në Shtetet e Bashkuara, po përiqet të parandalojë Alzajmerin, duke vënë në shënjestër ndryshimet më të hershme në tru, ndërsa kujtesa dhe të menduarit kanë mbetur ende të paprekura.

Babai i 67-vjeçares Ivy Segal vdiq nga Alzajmeri kur ishte 87 vjeç. Duke e ditur se kjo sëmundje trashëgohet, ajo doli vullnetare për të marrë pjesë në një studim.​
“Babai vdiq nga Alzajmeri në vitin 2011. Prandaj këtë studim e kam shumë për zemër,”– thotë Ivy.

Këtë ndjenjë ka edhe vajza e saj, Jessica Langbaum, studiuese në Institutin e Alzajmerit në Feniks. Ajo drejton dy studime që synojnë të gjejnë mënyrën e parandalimit të sëmundjes.

“Ne regjistrojmë njerëz të shëndetshëm, që nuk kanë ende probleme me kujtesën dhe të menduarit, që lidhen me Alzajmerin.”- thotë Jessica.

Një proteinë në formë pllakëze, e quajtur “amyloid” ((AM-eh-loid)), grumbullohet në trurin e njerëzve me Alzajmer. Studjuesit po punojnë për të bllokuar krijimin e pllakëzës tek njerëzit e shëndetshëm, që rrezikohen të preken nga demenca.

“Ky është një demonstrim i një grupi njerëzish, për të cilët e dimë se do të zhvillojnë sëmundjen e Alzajmerit dhe me afrimin e moshës kur ata pritet të zhvillojën simptomat, shohim se pjesa më e madhe e amiloidit tashmë është grumbulluar.”– thotë doktor William Burke, i Institutit të Alzajmerit.

“Sa më shpejt që të ndërhyjmë dhe të parandalojmë akumulimin e amiloidit në tru, aq më shumë shanse për sukses kemi,” – thotë doktoresha Elizier Masliah, Shefe e Neurologjisë në Institutin Kombëtar për Plakjen.

Klinikat në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera, po punojnë me Institutin Banner të Alzajmerit, duke regjistruar në studim persona të moshës 60 dhe 75 vjeç. Ata u nënshtrohen skanimit të herëpashershëm të trurit, provave për kujtesën dhe të menduarit, çdo 6 muaj, si dhe ilaçeve eksperimentale, për disa vjet. Vullnetarët në studim, po ashtu kontrollohen për gjenin APOE4, që shton mundësinë për zhvillimin e Alzajmerit.

“Mosha është faktori më i madh i rrezikut për të zhvilluar Alzajmerin. Pas moshës, vjen gjeni APOE,”– thotë studjuesja Langbaum.

Pjesëmarrësve në studim u kërkohet të përfshihen në një regjistër konfidencial, të quajtur GeneMatch, për njerëz të moshës 55 deri 75 vjeç, të cilët dalin vullnetarë për të marrë pjesë në studimet për Alzajmerin, por që nuk janë diagnostikuar me degjenerim mendor. Ivy Segal nuk hezitoi të merrte pjesë:

“Dua të bëj ç’është e mundur për të ndihmuar”, – thotë ajo.

Deri tani, në studim janë regjistruar mbi 70 mijë njerëz, por shkencëtarët thonë se për të ndihmuar në kërkimet për Alzajmerin, nevojiten qindra mijëra vullnetarë të tjerë./VOA/

Tags: Alzajmeringjejnëmundësiparandaluarshkencëtarëtte reja

TË LIDHURA

Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për TikTok
Teknologji

Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për TikTok

16:09 | 06/02/2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Next Post
Duka: UEFA nuk na detyron dot të dënojmë Skënderbeun, gjykata…

Flet Armand Duka: Futbolli për shqiptarët si fe. Bastet do ndalohen, aq sa duhani në...

Plagjiatura/ Pedagogu i bindur: Problemi tek sistemi, kultivohet që në shkolla

Plagjiatura/ Pedagogu i bindur: Problemi tek sistemi, kultivohet që në shkolla

S’ka dimër, ja sa pritet të shkojnë temperaturat për sot

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2018







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com