Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Borxhe, abuzime seksuale dhe drogë/ Njihuni me anën e shëmtuar të industrisë së modelingut

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Borxhe, abuzime seksuale dhe drogë/ Njihuni me anën e shëmtuar të industrisë së modelingut

Kur shohim një modele në internet, në një revistë, apo në një poster të madh në rrugë, priremi ta kemi zili për bukurinë që ka. Në shoqërinë tonë moderne, supozojmë se bukuria është “bileta” që të jep lumturinë. Shumëkush, beson se gjëja më e keqe që ato përjetojnë, janë çrregullimet me të ngrënit.

Realiteti i trishtë është se industria e modelingut, abuzon në shumë mënyra me të rinjtë që bëhen pjesë e saj, ku për shumicën prej tyre nuk flitet zakonisht në media, e cila ndalet kryesisht vetëm në aspektin e shndritshëm të kësaj industrie.

  1. Të mitura të pashoqëruara

Në shumë raste, modelet e nisin karrierën e tyre që kur janë vetëm 13 vjeçe. Në një dokumentar me titull “Girl Model”, një 13-vjeçare ruse e quajtur Nadia, rekrutohet si modele gjatë një konkursi në Siberi. Ajo udhëton e vetme drejt Japonisë, ku udhëzohet të gënjejë për moshën. Ajo trukohet rëndë, dhe udhëzohet të pozojë në mënyrë provokative para aparatit fotografik.

Në shumë raste modelet vishen dhe zhvishen para stilistëve, projektuesve, fotografëve dhe gazetarëve. Ato nuk lejohen të kenë privatësi. Departamenti i Punës në Nju Jork nuk mbronte të drejtat e fëmijëve modele deri në vitin 2013, kur plasën një sërë rastesh të trafikimit seksual të fëmijëve.

  1. Varfëri dhe borxhe

Shumë njerëz e imagjinojnë jetën e një supermodeleje me famë botërore, mes udhëtimeve të shumta nëpër botë dhe banimit në shtëpi luksoze. Në realitet, në atë pikë mbërrin vetëm një pjesë e vogël e tyre. Kur janë ende të reja, modelet jetojnë në apartamente bashkë me njerëz të tjerë, që janë në pronësi të agjencive.

Zakonisht ato flenë 5 vetë në një dhomë, në krevate marinari. Agjencitë u llogarisin qiranë e shtëpisë 5 herë më shtrenjtë se sa norma e tregut. Modelet paguhen vetëm pasi agjencia rimbursohet, për shpenzimet e qirasë dhe ato të udhëtimit.

  1. Punojnë falas vetëm për të pasur qasje në një studio të njohur

Shumë vajza që aspirojnë të bëhen modele, postojnë fotot e tyre në Instagram. Kompanitë si Glossier kanë punësuar modele amatore direkt përmes Instagramit. Sidoqoftë, ato detyrohen të punojnë për disa muaj falas, në mënyrë që të fitojnë të drejtën e ekspozimit. Supermodelja e famshme botërore Karlie Kloss, ka treguar se në fillim të karrierës ishte me shumë fat, që familja e saj e mbështeti karrierën e saj. Ajo nuk kishte nevojë të hynte në borxhe, si shumë vajza të tjera.

  1. Abuzimi seksual

Një nga skandalet më të mëdha në botën e modës, ishte zbulimi se Dov Sharni, themeluesi i shtëpisë së modës “American Apparel”, kishte ngacmuar seksualisht modelet dhe punonjëset e tij gjatë punës. Ai i detyronte ato të pozonin nudo ose gjysmë nudo, dhe i bindte të kryenin marrëdhënie me të, në këmbim të vendit të punës. Dhe ai nuk është rasti i vetëm. Vetë Sharni, ka pohuar se sjellja e tij është normale në këtë industri. Gati çdo modele, ka një histori abuzimi seksual. Këto rrethana dëshpëruese, ishin të mjaftueshme ta shtynin drejt vetëvrasjes modelen 20-vjeçare ruse Ruslana Korshunova. Ajo u zhvendos në Nju Jork për të modeluar kur ishte vetëm 15-vjeçe.

  1. Ndërhyrjet e shpeshta kirurgjikale në fytyrë dhe trup

Në Korenë e Jugut, kirurgjia e modifikimit të qepallës, për t’i bërë sytë të duken më perëndimorë, është një kërkesë e domosdoshme për t’u bërë modele. Motrat Kendall dhe Kajli Xhener, iu nënshtruan ndërhyrjeve të shumta të kirurgjisë, për të arritur famën që kanë aktualisht pranë Kim Kardashian.

  1. Shijet ndryshojnë shpejt

Moda ndryshon vazhdimisht, edhe pamja e natyrshme e një modeli të caktuar mund të quhet shpesh e vjetëruar. Në vitet 1980-1990, gratë e bardha me flokë bionde dhe sy blu ishin shumë të kërkuara nga revistat e modës në Tokio. Sot jo më. Për momentin, modelet që kanë një përzierje dyracore, janë më në modë në Japoni, dhe ato marrin më shumë punë.

  1. Abuzimi me drogën

Ekziston stereotipi sipas të cilit, modelet konsumojnë kokainë për t’i ndihmuar ato të qëndrojnë të dobëta. Mjerisht, e vërteta është ndryshe. Sipas Vice, trafikantët e drogës dinë se ku të sillen gjatë javëve të modës, pasi bëjnë shumë para nga modelet që kërkojnë të blejnë lëndë narkotike. Modelja e “Calvin Klein”, Kajli Shabo, e filloi karrierën e saj kur ishte vetëm 13 vjeç, dhe e braktisi pas 4 vitesh. Stili i jetesës e kishte bërë të ndërvarur nga droga, teksa ishte prekur nga një çrregullim i rëndë i të ngrënit.

  1. Mashtrime dhe abuzime në punë

Shumë vajza që përpiqen të bëhen modele, janë pre e lehtë e rrëmbimit dhe trafikimit seksual. Një ish-oficer policie në Majemi, SHBA, kishte hapur një faqe online, ku postonte një reklamë që kërkonte modele të reja. Sapo vajzat mbërrinin në vendin e caktuar, do të goditeshin aq fort sa të humbnin ndjenjat dhe më pas do të përdhunoheshin. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, por raste të tilla janë të zakonshme.

  1. Çdo cm ka rëndësi

Kur njerëzit thonë se modelet kanë “probleme me trupin”, nuk bëjnë shaka. Në fakt, edhe shtrëngimi më i vogël i xhinseve që veshin, mund të nënkuptojë humbjen e punës. Ato duhet të matin përditë përmasat e tyre trupore. Presioni, i detyron modelet të bëjnë gjëra të çmendura për të humbur peshë, si marrja e laksativëve, simulimin e të vjellave, ose të konsumojnë topa pambuku. Nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë me praktika të tilla, shumë prej tyre rrezikojnë të dëmtojë përgjithmonë trupat e tyre dhe mundësitë për të pasur një ditë fëmijë.

  1. Secila prej tyre e ka një “datë skadence”

Duke pasur parasysh se industria e modës punëson vajza tepër të reja, vjen koha kur një modele është tepër e “moshuar” për të vazhduar punën. Fatkeqësisht, shumë prej këtyre vajzave braktisin shkollën e mesme në këmbim të jetës si modele. Dhe kur arrijnë në mesin e të 20-ave, papritmas e kuptojnë se kanë shumë pak aftësi për t’u marrë më ndonjë gjë tjetër jashtë fushës së modelimit. Zakonisht kur një vajzë arrin moshën 30-vjeçare, konsiderohet si një modele “klasike”, që është një mënyrë elegante për të thënë “e moshuar”./ TIRANA TODAY

Tags: abuzimeAnaborxhee shemtuarIndustriamodelingu

TË LIDHURA

Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi
Showbizz

Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi

10:07 | 25/08/2025
Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor
Kuriozitete

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

09:56 | 25/08/2025
Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Next Post
Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Kanada

Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve Shqipëri-Kanada

Themeluesi i Wikileaks dënohet me rreth një vit burg

Themeluesi i Wikileaks dënohet me rreth një vit burg

Njerka la 10-vjeçaren të vdesë nga uria, dënohet me vdekje

Njerka la 10-vjeçaren të vdesë nga uria, dënohet me vdekje

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

“Digjet” Zvicra/ Protestuesit dalin sërish në rrugë, fajësojnë policinë për vdekjen e 17-vjeçarit
Bota

“Digjet” Zvicra/ Protestuesit dalin sërish në rrugë, fajësojnë policinë për vdekjen e 17-vjeçarit

by mirseda
20:31 | 26/08/2025
0

Rreth 200 të rinj u rebeluan për të dytën ditë radhazi dhe sulmuan policinë. Ata hodhën gurë,...

Mbledhja me anëtarët e kabinetit, Trump: Të vendoset dënimi me vdekje në Uashington. Harvardi të paguajë 500 mln dollarë!

Mbledhja me anëtarët e kabinetit, Trump: Të vendoset dënimi me vdekje në Uashington. Harvardi të paguajë 500 mln dollarë!

20:12 | 26/08/2025
Gomonia pëson defekt në det, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë

Gomonia pëson defekt në det, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë

19:42 | 26/08/2025
Kuvendi drejt konstituimit, KQZ publikon deputetët e rinj për çdo qark

Kuvendi drejt konstituimit, KQZ publikon deputetët e rinj për çdo qark

19:35 | 26/08/2025
Mjekësia kineze bën hap të jashtëzakonshëm, kryen transplantin e parë të derrit te një njeri

Mjekësia kineze bën hap të jashtëzakonshëm, kryen transplantin e parë të derrit te një njeri

18:31 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com