Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Boris, vogëlushi që donte të bëhej mbret

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Boris, vogëlushi që donte të bëhej mbret

Kur ishte fëmijë, kishte thënë se donte të bëhej “mbreti i botës”. Tani ia ka dalë (pak a shumë): sot Boris Johnson është zgjedhur në krye të Partisë Konservatore britanike dhe ka marrë postin e Kryeministrit, duke zëvendësuar të dorëhequrën Theresa May.

Por në të vërtetë udhëheqësi i ri i Mbretërisë së Bashkuar, duhej të quhej Alexander Kemal: sepse ky ishte mbiemri i stërgjyshit turk, para se familja të vendoste të adoptonte mbiemrin më anglez, Johnson. Edhe Boris është emri i tij i dytë: për familjarët e tij ka qenë gjithmonë, dhe vazhdon të jetë, thjesht Al. Boris Johnson është pseudonim, një personazh i krijuar për të lënë pas një fëmijëri kaotike dhe të pazakontë.

Johnsonët janë një klan shumë i bashkuar, katër fëmijë, të gjithë shumë inteligjentë dhe shumë bjondë, grusht bashkuar përreth patriarkut Stanley: i cili u ka ngulitur ambicien për sukses dhe një shpirt super konkurues. Ai vetë kish qenë student në Oksford dhe atje kish fituar çmimin prestigjoz studentor të poezisë, po atë çmim që në të kaluarën e ka marrë Oscar Wilde; po në Oksford kishte studiuar dhe e shoqja Charlotte, një piktore e talentuar.

Por Stanley ishte një donzhuan i pandreqshëm dhe ata u divorcuan në 1979, kur Al-Boris ishte 15 vjeç: ai ra në depresion dhe pak më vonë u diagnostikua me Parkinson. Një traumë që do të linte shenjë ttek bijtë e tij.

Al-Boris kishte lindur në Nju Jork dhe në 14 vitet e para të jetës kishte ndërruar shtëpi 32 herë, në 2 kontinente. Por Johnsonët nuk lundronin mbi flori: Al u pranua në Eton, kolegji më ekskluziv në Angli, vetëm falë një burse studimesh. Ai ishte në fakt një prej King’s Scholars, 70 nxënësit që përzgjidhen çdo vit mes të rinjve më inteligjentë të Mbretërisë, dhe që financohen në zbatim të një urdhëri të nxjerrë nga Henriku VI në vitin 1440: qëndrojnë në një fjetore të veçantë dhe vishen gjithashtu ndryshe. Të tjerët, të pasurit që paguajnë shkollën, janë Oppidans: cholars, ku bën pjesë dhe Boris, i konsiderojnë budallenj të llastuar, ndërkohë që Oppidans i snobojnë si “varfanjakë”. Për të kuptuar më mirë, David Cameron, edhe ai nxënës në Eton në atë kohë, ishte një Oppidan: dhe kjo shpjegon rivalitetin me Sholar-in Johnson. Si dhe psikologjinë e këtij të fundit.

Vogëlushi Alexander, deri në moshën 8 vjeç, ishte pothuaj shurdh. Një gjë që e kishte izoluar nga fëmijët e tjerë dhe që kish nxitur ndjeshmërinë dhe inteligjencën e tij. Për të mbijetuar, në Eton kishte nisur të zhvillonte personalitetin ekscentrik dhe tërheqës, duke i tërbuar profesorët me sjelljen e tij arrogante. Siç thoshin shokët, ishte i sigurt se rregullat nuk ishin bërë për të. Pikërisht atëherë e ndërroi emrin dhe e bëri Boris.

Edhe në Oksford, Johnson arriti të futet falë një burse studimesh. Por hidhërimi i tij i madh ishte se nuk ia doli të diplomohej me maksimumin e notave: e kaloi pasditen duke qarë në një kinema. Dhe kur vëllai i tij Jo e mori me të gjitha nota maksimale, bashkë me një fletë lavdërimi, motra Rachel komentoi: “Po tani, kush do ia japë lajmin e keq Borisit?”

Në Oksford kandidoi për president të Unionit studentor: nuk bëri fushatë, i bindur se do të fitonte, vetëm për shkak se ishte Boris. Humbi. Vendosi të provojë sërish, këtë herë duke u mbështetur në një numër mbështetësesh adhuruese (kishte zbuluar që pushteti mbi gratë të jep pushtet): dhe fitoi. Kishte lindur Boris Johnson. /Bota.al

 

Tags: boris johnsonmbreti i botësTheresa May

TË LIDHURA

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!
Bota

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë
Bota

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Next Post
Ndërkombëtarët pas dorëheqjes së Haradinajt: Të formohet shpejt një qeveri funksionale

Ndërkombëtarët pas dorëheqjes së Haradinajt: Të formohet shpejt një qeveri funksionale

Sherr me Shakohoxhën, Ilda Bejleri largohet nga Supersport pas 11 vitesh? (foto)

Sherr me Shakohoxhën, Ilda Bejleri largohet nga Supersport pas 11 vitesh? (foto)

U nis për gjykim drejt Hagës, ç’ndodhi papritur me avionin e Ramush Haradinajt?

U nis për gjykim drejt Hagës, ç’ndodhi papritur me avionin e Ramush Haradinajt?







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com