Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidur me aferën e inceneratorëve.
Sipas Bashës, kryeministri Rama ka paguar 75 mln euro për mafien e plehrave, por nuk ka dhënë asnjë kacidhe për të prekurit nga kriza e Covid-19.
Basha i kërkon Ramës të zbatojë planin e PD me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë.
”75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit. Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!’’, shkruan Basha në Twitter.
75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 14, 2020