Një prej temave të diskutuara në emisionin Open, ishte edhe skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre është thelluar.
Pas hetimeve të disa javëve, janë arrestuar edhe 3 infermiere e 1 sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat kanë bashkëpunuar me të akuzuarën Tire Alldervishin.
Për eksperten e shëndetësisë në Partinë Demokraike, Liljana Ramasaçi ky fenomen që i ka ‘ulur kokën’ bluzave të bardha, gjë që ka sjellë një debat të ashpër në studio mes saj dhe drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Pjesë nga biseda:
Liljana Ramasaco: Është një fenomen që duhet ti uli kokën bluzave të bardha.
Dr. Brataj: Jo absolutisht jo, nuk mund t’ja uli kokën, është shumë e rëndë,askush nuk e pranon, të përgjigjen para organeve kopetente por nuk mund ti uli kokën bluzave të bardha. Ky fenomen nuk është sot dhe nuk është vetëm në mjekësi. Janë akoma atje me atë maskën në kokë dhe nuk po dëgjojnë asgjë.
Liljana Ramasaco: Këtu bëhet fjalë për një sistem të gjithin, një sistem i shkatërruar, i centralizuar që çoi dhe personelin shëndetësor në këtë ditë. Këtu ka skaner dhe rezonancë ndërkohë që në “Shefqet Ndroqi” nuk punon skaneri.
Dr. Kapisyzi: Po ka 10 ditë, sepse është prishur, ka një difekt teknik. Para fenomenit ndjehen të tronditur por jo me kokën poshtë.
Dr. Brataj: Është një sistem që është centralizuar, është një përgjigje dhe qeveria shqiptare ka bërë ndaj kësaj pandemia, sepse është një emergjencë shëndetësore.
Dr. Kapisyzi: Po është, sistemi shëndetësor dhe drejtimi është i tillë si ai kapiteni i cili, të gjithë forcat i ka vendosur të shpëtojë njerëzit në anije. Një 2 marinar mund ti kenë shpëtuar, por nuk mund të justifikojë dënimin e tyre dhe është i dënueshëm, ky veprim është korruptiv.
Liljana Ramasaco: Pse shkuan këto ngjarje në këto pikë.
Dr. Kapisyzi: Shfrytëzuan pandeminë që shkakton shumë pika të dobëta.E gjithë bota vërtetoi se shërbimi shëndetësore para kësaj pandemie dështoi./Tch