Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Bjellorusët dhe ukrainasit janë befasuar nga oferta turistike shqiptare

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Bjellorusët dhe ukrainasit janë befasuar nga oferta turistike shqiptare

Flet Arben Çipa, Administrator “SipaTours” Saranda

Bjellorusët dhe ukrainasit kanë sjellë përfaqësuesit e tyre, duke zhvilluar turet që i shërbejnë hartimit të paketave për sezonin veror 2021.

Arben Cipa, administrator i “SipaTours”, Sarandë, shprehet se ky grup turistësh, që erdhën spontanisht në vend, pasi nuk lejoheshin të udhëtonin askund për shkak të numrave të lartë të COVID-19, janë befasuar nga oferta turistike.

Si paraqitet muaji shtator për Sarandën sa i takon turizmit, duke qenë se në një pjesë të bregdetit ka pasur frekuentim?

Shtatori ka qenë i vakët. Strukturat kanë qenë hapur, por nuk flasim për shifra inkurajuese. Deri në datën 26 shtator, situata ishte modeste, e përkufizuar nga lëvizja e turistëve vendas dhe atyre të Kosovës. Në këtë sezon veror, siç u vu re, përveç turistëve nga Ukraina dhe Bjellorusia, kishte dhe vizitorë individualë nga Serbia.

Bjellorusët kanë operuar në mënyrë të organizuar deri në datë 11 tetor, ndërsa deri më 22 tetor kanë vazhduar të sjellin operatorët e tyre turistikë në ato që quhen “studytour” dhe gjatë të cilave shihen destinacionet dhe përgatiten ofertat.

 Po me kontratat çfarë ka ndodhur? A keni negociata me grupe si polakët dhe nordikët që kanë qenë aktivë ndër vite?

Si polakët, edhe turistët nga vendet skandinave, po operojnë njëlloj me negocimet, pasi është hera e parë që të gjithë përballemi me një situatë si pandemia. Kemi negociuar për kontratat, sipas çmimeve në parim.

Kjo do të thotë se kemi përcaktuar se me çfarë tarife do t’i marrin dhomat, por nuk ka pagesë paraprake. Këtë pjesë do ta rishikojmë në mars, nëse situata është pozitive dhe të gjitha do të kalojnë automatikisht në kontrata me garanci duke bërë dhe pagesat. Kjo është një klauzolë që po përdoret në masë në kushtet e pandemisë.

Kontratat për vitin tjetër me nordikët janë ato ekzistuese trevjeçare. Tregu polak ka kontrata të reja. Për atë belg dhe anglez, ne si agjenci kemi pasur kontrata të bëra dy vjet më parë, por janë anuluar, për shkak të pandemisë, pasi hyn në fuqi klauzola e forcës madhore.

Cila ka qenë përshtypja e turistëve këtë verë? Po flasim për grupe si ukrainasit apo bjellorusët…

Kemi marrë përshtypje shumë të mira falë edhe programeve që kemi pasur. Pjesa më e madhe e turistëve nga Ukraina dhe Bjellorusia janë befasuar në përgjithësi nga ajo që kanë gjetur në Shqipëri. Janë turistë që erdhën spontanisht, pasi asnjë nga vendet e tjera nuk i lejoi të udhëtonin për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Vihet re se u pëlqen të shpenzojnë për ture dhe kanë mbetur të kënaqur nga produkti i ofruar. Po kështu, është një grup që përshtatet me realitetin tonë.

Cilat kanë qenë turet më të pëlqyera nga kjo kategori?

Turi ditor më i pëlqyer ka qenë ai i Gjirokastrës, domethënë klasiku, dhe më pas Butrinti, “JeepSafari” apo lëvizja me anije.

A mendoni se mbyllja e këtij sezoni garantoi vijim për vitin tjetër, apo një pjesë e strukturave do të shkojnë drejt mbylljes?

Këtë vit, të gjithë e përballuam, por nëse do të përsëritet atëherë do të shihen problemet reale. Saranda ka pasur një zënie të dhomave rreth 40% në mesatare. Hotelet e mira kanë shkuar në ditët e pikut deri në 60% zënie apo frekuentim, ndërsa ato që kanë qenë më dobët, diku tek 25% zënie të dhomave.

Një grup i rëndësishëm turistësh këtë vit ishte nga Kosova. A mendoni se ka vend për një qasje të re të marketimit në këtë treg?

Ky vit ka qenë edhe më i mirë nga mënyra sesi u organizua ardhja e turistëve nga Kosova, ku përveç ardhjes individuale, pati edhe shumë agjenci që u angazhuan. Është menduar në nivel shoqatash dhe bashkish që të bëhen binjakëzime me pjesën e Kosovës, duke na çuar drejt shkëmbimit të përvojës dhe të turistit në të dy anët. Vera në Sarandë dhe dimri në qytete të Kosovës. Sigurisht me situatën e koronavirusit, që nuk është pozitive tek asnjëra palë, këto angazhime nuk mund të jenë shumë konkrete dhe të marrin vëmendje.

Por, ndoshta në një moment të dytë, duhen parë më seriozisht. Mendoj që gjithsesi pjesa e shpenzimeve për pushime si nga shqiptarët drejt Kosovës, ashtu edhe shtetasit e Kosovës drejt vendit tonë do të kufizohet nga situata ekonomike, që nuk është shumë e favorshme. Nëse gjërat rregullohen nga marsi, pres rikuperim të shpejtë në turizëm dhe të gjithë sistemet të vihen në lëvizje, pasi nuk është një krizë ekonomike, por epidemike./Monitor/

Tags: bjelloruseshqiperiturizëmukrainas

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

17:20 | 03/04/2026
Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër
Aktualitet

Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

15:47 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…
Ekonomi

Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…

12:30 | 03/04/2026
Next Post
Marrëveshja me Azerbajxhanin, armenët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Marrëveshja me Azerbajxhanin, armenët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kreu i OBSH-së paralajmëron: Virusi nuk është lodhur nga ne

OBSH paralajmëron një tjetër pandemi

Makthi i sekserit të Vjosës

Komplekset e “Berishës” tek partitë “bija” të PD







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com