E hënë, 21 Qershor, 2021
32.5 C
Tirana

Marrëveshja me Azerbajxhanin, armenët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mijëra protestues u mblodhën në Jerevan të Armenisë, ku sërish kërkuan që kryeministri, Nikol Pashinian të japë dorëheqje lidhur me marrëveshjen e armëpushimit me Azerbajxhanin, që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Protestuesit në Sheshin e Lirisë në Jerevan brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” dhe valëvitën flamurin e Armenisë dhe të Nagorno Krabakut.

Më 10 nëntor, Pashinian njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, që i dha fund luftimeve për më shumë se gjashtë javë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Në këto luftime, mijëra persona u vranë.

Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të Nagorno Karabakut dhe territorit përreth. Kjo marrëveshje po shihet si mposhtje për forcat etnike armene që mbështeten nga Jerevani, e të cilat kanë kontrolluar Nagorno Karabakut prej vitit 1994, kur një marrëveshje armëpushimi i kishte dhënë fund luftimeve.

Javëve të fundit, mijëra qytetarë kanë protestuar në Jerevan duke kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, por kryeministri nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të largohet nga pushteti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Futboll/ A do të shkrihet klubi i Elbasanit nga Bashkia?

Elbasani ra sezonin që sapo u mbyll nga niveli i dytë i futbollit shqiptar në nivelin e tretë. Për rrjedhojë, Bashkia ka vendosur të gjejë një...

‘Në PD e votoi 30% e anëtarësisë’/ Nishani: Si mund t’i fitojë zgjedhjet Basha?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka reaguar ashpër kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se rizgjedhja e tij në krye të...

‘Sot priten 11 mijë doza të Pfizer’/ Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit në ''Sheshin Skëndërbej'', deklaroi se tashmë është ulur...

Bie qeveria në Suedi/ Löfven, kryeministri i parë që rrëzohet nga parlamenti

Parlamenti i Suedisë ka mbështetur një votë mosbesimi ndaj kryeministrit të qendrës së majtë, Stefan Löfven. Ai bëhet kryeministri i parë që rrëzohet nga...

Teknologji/ Si transferohen numrat nga Android në iPhone shumë thjesht

Si transferohen numrat e regjistruar nga Androidi në iPhone duke përdorur një adresë e-maili në Google 1-Së pari sigurohu që kontaktet tuaja të jenë të...