Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Biznesi është “viktimë” e politikës, jo politika “viktimë” e biznesit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Biznesi është “viktimë” e politikës, jo politika “viktimë” e biznesit

Nga: Ervis Iljazaj

Ka disa kohë, që në fjalorin publik, nga ata që kanë akses në mediume të ndryshme, flitet për oligarkinë financiare dhe marrëdhëniet e saj me politikën, duke vënë nën shënjestër disa nga bizneset e mëdha si e keqja më e madhe e shoqërisë shqiptare.

Janë vënë nën akuzë, me pretendimin se po kontrollojnë tregjet, për kapjen e politikës apo për përfitime të paligjshme të pasurisë publike etj. Këto akuza nuk vijnë vetëm nga mendje të cilat janë tërësisht nostalgjike të periudhës puniste dhe që kanë një urrejtje patologjike për biznesin, të cilën e tregojnë hapur, por dhe nga një pjesë e politikës, që biznesmenin shqiptar e sheh në paradhomën e pushtetit duke ndikuar vendimmarrjet politike.

Sigurisht që raste të tilla edhe mund të ketë. Lidhjet klienteliste me politikën kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Mirëpo, në opinion publik ka një ekzagjerim apo një keqpërdorim të fjalës oligarkë.

Në të vërtetë, një opinion i tillë jo vetëm që është krejtësisht i pabazuar, por përkundrazi, biznesi shqiptar ndoshta është i vetmi sektor i cili meriton mirënjohjen e shoqërisë shqiptare. Për më tepër oligarkia, siç është në imagjinatën tonë që na çon drejt e në Rusi, nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë për shkak të fuqisë financiare që biznesi shqiptar nuk e ka në atë masë sa të ndikojë vendimmarrjet politike.

Nëse shikojmë xhirot financiare të biznesit shqiptar, shumë pak prej tyre, mund të kenë një të tillë, sa që mund të konsiderohet një forcë pushteti që mund të kontrollojë politikën.

Në fakt, oligarkët e vërtetë të Shqipërisë janë liderët politikë, të cilët kanë më shumë se 20 vite që janë në skenën politike, duke kontrolluar çdo vendimmarrje politike dhe shoqërore, madje dhe vetë biznesin.

Prandaj, biznesi shqiptar meriton çdo respekt të opinionit publik për iniciativën e lirisë individuale, që vetëm i ka sjellë të mira vendit. Saj tyre, me gjithë vështirësitë që hasin çdo ditë, në një shtet ku efikasiteti është minimal dhe korrupsioni galopant, ia kanë dalë të krijojnë vende pune dhe të zhvillojnë ekonominë.

Biznesmeni shqiptar, ka meritë jo vetëm në aspektin ekonomik, por dhe në atë shoqëror. Falë iniciativës së individëve që rrezikojnë me kapitalin e tyre, shoqëria shqiptare ka arritur të emancipohet dhe të krijojë ura ndërlidhëse edhe me perëndimin, që nga vitet e para të ndryshimit të regjimit politik e deri më sot.

Është absurde të shtrosh diskutimin e oligarkisë shqiptare, ndërkohë që është totalisht e kundërta. Biznesi është “ viktimë” e politikës, dhe jo politika “viktimë” e biznesit.

Për të gjitha këto arsye, në opinionin publik i duhet dhënë fund marrëzisë së akuzave që drejtohen kundrejt biznesit si e keqja më e madhe që ndikon negativisht në vendimmarrjet politike.

Kjo është një mendësi, e cila kërkon më shumë shtet dhe më pak iniciativë të lirë ekonomike, duke krijuar në këtë mënyrë, edhe më shumë pushtet për politikën, dhe automatikisht më shumë abuzim me të dhe tendencë korruptive.

Kjo është mendësia që e kemi të trashëguar nga e kaluara, e cila ka krijuar lider politik, që janë oligarkët e vërtetë. Sepse nëse krijojmë një frymë të tillë agresive kundër biznesit, nuk bëjmë gjë tjetër veçse shtojmë edhe më shumë peshën e pushtetit politik. Ndërkohë që duhet të shtojmë “presionin” ndaj politikës për të krijuar kushte sa më të favorshme për iniciativën e lirë ekonomike dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Vetëm liria ekonomike mund të ndërtojë liri politike dhe një demokraci që funksion. Çdo tendencë tjetër, është e rrezikshme për të gjithë. /Gazeta Liberale

Tags: biznesetervis iljazajpolitika

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Meta bashkëbisedim me ambasadorin italian, ja çfarë diskutuan

Meta bashkëbisedim me ambasadorin italian, ja çfarë diskutuan

Kryemadhi pas takimit me Bashën: Një axhendë për angazhimin opozitar

Kryemadhi pas takimit me Bashën: Një axhendë për angazhimin opozitar

Colson Whitehead fiton çmimin “Pulitzer” për herë të dytë, me “The Nickel Boys”

Colson Whitehead fiton çmimin “Pulitzer” për herë të dytë, me “The Nickel Boys”







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

SPAK ngre akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”
Politikë

SPAK ngre akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”

by mirseda
17:16 | 31/10/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136...

KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki më 9 nëntor

KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki më 9 nëntor

17:12 | 31/10/2025
Salianji: Nano formoi breza politikanësh dhe një parti moderne të majtë

Salianji: Nano formoi breza politikanësh dhe një parti moderne të majtë

17:08 | 31/10/2025
SPAK nxjerr njoftim zyrtar për Belinda Ballukun

SPAK nxjerr njoftim zyrtar për Belinda Ballukun

16:54 | 31/10/2025
Kriza/ Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë në Kosovë: Zgjedhje të reja në dhjetor

Kriza/ Takimi me presidenten Osmani, liderët politikë në Kosovë: Zgjedhje të reja në dhjetor

16:23 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com