Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Bizneset kërkojnë moratorium për hidrocentralet në Vjosë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Bizneset kërkojnë moratorium për hidrocentralet në Vjosë

DCIM100MEDIADJI_0052.JPG

Konfederata e Industrive Shqiptare ka kërkuar një vlerësim të përditësuar të kostos dhe përfitimeve që vijnë nga HEC-et në Vjosë.

Po ashtu, ky grupim i bizneseve në vend i bëri thirrje kryeministrit Rama që të vënë moratorium për Vjosën.

Të mërkurën Konfederata e Industrive Shqiptare deklaroi se bizneset i konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit.

Në një letër zyrtare dërguar kryeministrit Rama, Konfindustria kërkoi një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë.

“Është e papranueshme që veprat energjetike në lumin Vjosë të kryhen me studime ekonomike të vjetra 10 apo 20-vjeçare,” tha në deklaratën për shtyp të hënën, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë, raporton reporter.al.

Bizneset gjithashtu bënë thirrje të merren parasysh faktorë të ndryshëm si kriza globale, zhvillimet e reja në rrjetet energjetike dhe përditësimet e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm:

“Është e nevojshme të kryhen studime kosto-përfitim të plota mjedisore sipas standardeve të BE, që sot mungojnë krejtësisht në legjislacionin shqiptar të dhënies së koncesioneve,” shtoi grupimi i industrive të prodhimit dhe shërbimit në vend.

Konfederata e Industrive Shqiptare është grupimi më i fundit që i del kundër hidrocentraleve në Vjosë.

Përpjekjet për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë kanë bërë bashkë artistë, aktivistë, shkencëtarë, organizata mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në tetor një grup muzikantësh shqiptarë i bënë thirrje qeverisë shqiptare të mbrojë Vjosën dhe natyrën e vendit nga hidrocentralet, përmes një koncert-proteste të organizuar në Tiranë.

Më herët në shtator, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh publikoi një studim sipas të cilit në lumin Vjosë u zbulua një pasuri biodiversiteti e përbërë nga qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.

Sipas shkencëtarëve, lugina Vjosës përbën një habitat për shumë lloje kafshësh dhe bimësh që janë shumë të rralla ose janë zhdukur fare nga lumenjtë e tjerë të Evropës. Megjithatë, shumë prej këtyrë gjallesave tashmë kërcënohen të zhduken nga ndërtimi i planifikuar i hidrocentralit të Poçemit dhe ai i Kalivaçit.

Planet e qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentrale mbi lumin Vjosë janë kritikuar edhe nga Parlamenti Europian, që i ka bërë thirrje Tiranës zyrtare të marrë në konsideratë propozimin për ta kthyer luginën në një park kombëtar, shkruan reporter.al.

228 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës iu bashkuan në shtator 2016 përpjekjes së aktivistëve dhe studiuesve shqiptarë për të mbrojtur lumin Vjosë dhe kërkuan një moratorium 3-vjeçar për t’i dhënë kohë ekspertëve të studiojnë në thelb pasuritë ekologjike të saj.

Përveç biodeversitet të pasur të luginës që rrezikon të shkatërrohet nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve, shkencëtarët gjithashtu kanë ngritur pikëpyetje mbi leverdinë ekonomike të ndërtimit të HEC-eve në Vjosë, duke nënvizuar se matjet e prurjeve të sedimenteve tregojnë që prodhimi i energjisë pas ndërtimit të digës së Poçemit nuk do të zgjaste më shumë se 25-30 vjet, pasi rezervuari do të mbushej plotësisht me zhavorr dhe rërë.

Organizatat mjedisore në Shqipëri dhe Ballkan i kanë cilësuar si të dëmshme për mjedisin dhe në kundërshtim të interesave të banorëve të zonës, ndërtimet e HEC-eve në Vjosë.

Tags: biznesethidrocentraletkërkojnëmoratoriumVjose

TË LIDHURA

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Next Post
Aksidentohen dy makina të eskortës së kryeministrit Rama

Aksidentohen dy makina të eskortës së kryeministrit Rama

Burgu dhe gjobat nuk i frikësojnë shqiptarët, dynden drejt Perëndimit

Burgu dhe gjobat nuk i frikësojnë shqiptarët, dynden drejt Perëndimit

“Ahmetaj bashkëpronar me Ramën për inceneratorët”, ministri i përgjigjet Bashës

“Ahmetaj bashkëpronar me Ramën për inceneratorët”, ministri i përgjigjet Bashës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com