Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bie numri i vatrave të zjarrit, shënohen 5 raste në 24 orët e fundit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Në 24 orët e fundit ka rënë numri i vatrave të zjarrit të shënuara në vendin tonë. Sipas Emergjencave Civile janë shënuar 5 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 9 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 60 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Në fshatin e Velipojës, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë të shuajnë flakët, por për shkak të erës së fortë ata nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin.  Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe 30 forca ushtarake si dhe një helikopter të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

QARKU DURRËS

Në Gjirin e Lalëzit, Durrës, një vatër zjarri e cila kishte përshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha rrezikonte disa resorte turistike. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Për shkak të zjarrit të madh është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Pas disa orësh punë, vatra e zjarrit është shuar.

QARKU VLORË

Në qytetin e Delvinës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj pranë depos së ujit të qytetit. Shërbimi zjarrfikës së bashku me banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

QARKU KORÇË

Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në  vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë Administrative Lekas dhe Voskopojë, Korçë. Në këtë zonë po operojnë forca të shërbimit zjarrfikës Korçë, punonjës të bashkisë, të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës. Shuarja e flakëve po bëhet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe pyjore me pisha.

QARKU LEZHË

Në fshatin Reps i Epërm, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri i favorizuar dhe nga era e fortë është përhapur në një sipërfaqe të madhe. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon ende. Në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve të mbështetur edhe nga ato të pyjores të cilat po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët.

Tags: 24 ore5 rastebie numrivatrat e zjarrit

TË LIDHURA

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Aktualitet

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026
Aktualitet

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026
Next Post

Artan Lame: Do të testohen të gjithë punonjësit e ALUIZNI-t!

ITALI/ Foshnja 7-muajshe nxirret e gjallë nga gërmadhat pas tërmetit

Sarandë/ Arrestohet biznesmeni, iu gjetën mallra kontrabandë në supermarket







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

by mirseda
19:51 | 06/06/2026
0

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Elbasan, në vijim të protestave që nisën kundër...

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com