Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Mësohet se viktima me inicialet V.P ishte duke punuar në ambientet e një karburanti. Policia deklaron se 35-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas kontaktit me energjinë elektrike. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.