Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Bie alibia e PD-LSI, Prokuroria asnjë dosje për shitblerje votash në 2017

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bie alibia e PD-LSI, Prokuroria asnjë dosje për shitblerje votash në 2017

Të dhënat zyrtare të prokurorisë dhe të Ministrisë së Brendshme, gjatë kohës kur drejtohej nga i ministri i Partisë Demokratike Dritan Demiraj, rrëzojnë pretendimin e PD-LSI se shitblerja e votave ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2015. Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë e rretheve nuk kanë regjistruar asnjë procedim penal për shitblerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme, gjatë kohës që drejtohej nga ministri i PD, Dritan Demiraj, ka konfirmuar zyrtarisht për Shqiptaren.com, se gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë dërguar për vlerësim në prokurori vetëm 19 raste të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe 2 raste të korrupsionit pasiv në zgjedhje.

Të gjitha rastet i përkasin Qarkut të Beratit. “Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, u proceduan penalisht 87 persona, nga të cilët 13 të arrestuar, 67 në gjendje të lire dhe 7 në kërkim. Janë dërguar për vlerësim në prokurorinë e rrethit gjyqësor Berat edhe 3 raste të tjera, konkretisht: “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, 7 vepra penale. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, 19 vepra penale. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, 2 vepra penale. “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, 4 vepra penale. “Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, 11 vepra penale. “Shpërdorimi i autoritetit policor”, 1 vepër penale”, ka theksuar Ministria e Brendshme për Shqiptarja.com. Ndërkaq, gjatë ditës së zgjedhjeve, policia ka referuar në prokurori 10 raste të shitblerjes së votave. Pra, ndryshe nga sa pretendojnë PD-LSI, Ministria e Brendshme dhe strukturat në varësi të saj, gjatë kohës kur drejtohej nga ministri i PD, kanë referuar vetëm 32 raste për blerje votash, ku 22 raste i përkasin vetëm një qarku, atij të Beratit. Rastet e denoncuara u përkasin të gjitha partive kryesore politike.

Prokuroria nuk provoi asnjë rast  

Prokuroria nuk ka provuar dot asnjë rast të shitblerjes së votave në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në raportin vjetor të prokurorive mbi gjendjen e kriminalitetit, nuk figuron asnjë procedim penale i regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, parashikuar në nenin 328 të Kodit Penale si dhe për korrupsionin pasiv në zgjedhje parashikuar në 328/b të Kodit Penal. Ky realitet reflektohet edhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2017. Në raport theksohet se “akuzat e përhapura gjerësisht për blerjen e votave dhe presionin ndaj zgjedhësve, e ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor. PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës. Të dyja këto parti treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve”.

22 pretendime  

Ministria e Brendshme, gjatë kohës që drejtohej nga ministri i PD, Dritan Demiraj, ka konfirmuar, se gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë dërguar për vlerësim në prokurori vetëm 19 raste të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe 2 raste të korrupsionit pasiv në zgjedhje.

Prokuroria   

Ndryshe nga pretendimet e PD-LSI, Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë e rretheve nuk kanë regjistruar asnjë procedim penal për shitblerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme për zgjedhjet e 2017

(Për periudhën zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017)

-“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, 19 vepra penale, në Berat.

-“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, 2 vepra penale, në Berat.

-“Pengimi i subjekteve zgjedhore”, 7 vepra penale.

-“Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, 4 vepra penale.

-“Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, 11 vepra penale.

-“Shpërdorimi i autoritetit policor”, 1 vepër penale

(Gjatë procesit të votimit të datës 25 qershor 2017)

-“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” 10 vepra penale.

-“Pengimi i subjekteve zgjedhore” 1 vepër penale.

-“Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, 1 vepër penale.

-“Dëmtim me dashje i materialit zgjedhor”, 1 vepër penale.

-“Shkelje e fshehtësisë se votimit”, 5 vepra penale.

-“Votim me shumë se një here ose pa u identifikuar”, 2 vepra penale.

-“Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” 4 vepra penale.

-“Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve”, 1 vepër penale.

Të dhënat e prokurorisë për zgjedhjet e 2017

Korrupsioni aktiv në zgjedhje (neni 328), zero procedime penale.

Korrupsioni pasiv në zgjedhje (neni 328/b), zero procedime penale.

Pengimi i subjekteve zgjedhore (neni 325), 5 procedime, asnjë i dënuar nga gjykata.

Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, (neni 326), 20 procedime, asnjë i dënuar nga gjykata.

Shkelja e fshehtësisë së votimit (neni 327), 5 procedime, 2 të dënuar nga gjykata.

Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (neni 327/a), 1 procedim, 1 i dënuar nga gjykata.

Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike (neni 328/a), 15 procedime, asnjë i dënuar nga gjykata.

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (neni 329), 1 procedim, 1 dënuar nga gjykata.

Pengimi i zgjedhësit (neni 330), zero procedime penale.

Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (neni 330/a), zero procedime penale.

Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (neni 331/a), zero procedime penale.

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak (neni 332), zero procedime penale.

Shpërdorimi i autoritetit policor (neni 332/a), 1 procedim penale, asnjë i dënuar nga gjykata.

Korrupsioni aktiv në zgjedhje, neni 328 i Kodit Penal

Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Korrupsioni pasiv në zgjedhje, neni 328/b i Kodit Penal

Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet./shqiptarja.com

 

Tags: partitevotat e bleraZgjedhjet

TË LIDHURA

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive
Aktualitet

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

18:33 | 14/07/2025
Next Post
Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në një banesë në Tiranë

Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në një banesë në Tiranë

Thaçi takon në fshehtësi Ramën. Për çfarë kanë biseduar?

Thaçi takon në fshehtësi Ramën. Për çfarë kanë biseduar?

Detaje tronditëse/Tritol banesës së biznesmenit në Tiranë, ishte sulmuar dhe në të shkuarën

Detaje tronditëse/Tritol banesës së biznesmenit në Tiranë, ishte sulmuar dhe në të shkuarën

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive
Aktualitet

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

by mirseda
19:58 | 14/07/2025
0

Edhe në Bashkinë e Lushnjës është zbatuar kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të...

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:43 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com