Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Biden pritet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbrojtjen reciproke

4 vjet ago
in Bota
Biden pritet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbrojtjen reciproke

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik kur udhëheqësit e saj, përfshirë Presidentin amerikan Joe Biden, të mblidhen të hënën në Bruksel.

Aleanca e NATO-s e rishikoi për herë të fundit dokumentin që parashtron qëllimin e saj në vitin 2010. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës, Jens Stoltenberg, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet aleanca kanë ndryshuar që nga ajo kohë.

“Për shembull, në konceptin aktual strategjik, Kina nuk përmendet me as një fjalë të vetme. Ndryshimi i klimës vështirë se përmendet. Dhe sigurisht, marrëdhënia jonë me Rusinë ishte shumë ndryshe në atë kohë krahasuar me pozicionin ku jemi sot”, u tha zoti Stoltenberg gazetarëve të premten. “Sot, ne jemi në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë në marrëdhëniet tona me Rusinë. Sulmet kibernetike më të sofistikuara, dhe shumë sfida të tjera kanë evoluar gjatë këtyre viteve.”

NATO vonoi diskutimet për ndryshim në konceptin e saj strategjik gjatë periudhës kur zoti Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë.

“Evropianët nuk donin të hapnin Kutinë e Pandorës gjatë administratës Trump sepse nuk e dinin se çfarë do të thoshin Shtetet e Bashkuara”, tha Dan Hamilton, drejtor i programit për Evropën Globale në Qendrën Wilson.

Trumpi kishte marrëdhënie të tensionuara me udhëheqësit e tjerë të aleancës ushtarake, duke i kritikuar vazhdimisht që të rrisnin buxhetet e tyre të mbrojtjes – “detyrimet” ndaj NATO-s siç i quajti ai gabimisht – dhe duke vënë në dyshim klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, të njohur si Neni 5.

Të mërkurën e kaluar gjatë një fjalimi para personelit të Forcave Ajrore amerikane dhe familjeve të tyre në Forcën Ajrore Mbretërore Mildenhall në Angli, presidenti Biden tha: “Në Bruksel, unë do ta bëj të qartë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës sonë të NATO-s dhe Nenit 5 është i pandryshueshëm . Është një detyrim i shenjtë që kemi sipas Nenit 5.”

Zoti Biden mbërrin në Bruksel të dielën përpara takimit të NATO-s, si dhe samitit të së martës me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Këto diskutime do të zhvillohen përpara takimit të Presidentit Biden të mërkurën në Gjenevë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, kështu që presidenti amerikan “dëshiron të ketë një përkrahje të fuqishme nga takimi i tij me aleatët e NATO-s”, tha zoti Hamilton për Zërin e Amerikës.

Takimi i NATO-s të hënën do të shënojë gjithashtu fundin e operacioneve ushtarake në Afganistan në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar të paktën gjysmën e tërheqjes së tyre nga vendi.

NATO-ja po propozon gjithashtu që ushtritë e vendeve anëtare dhe sektori privat të shohin mundësinë e bashkëpunimit me teknologjitë e zhvilluara si dhe shqyrtojnë zgjerimin e partneritetit me demokraci të ngjashme përtej kufijëve ekzistues, përfshi rajonin e Indo-Paqësorit, mes rritjes së shqetësimeve rreth ekspansionit të Kinës.

“Kjo administratë dëshiron të tregojë, si nga ana retorike ashtu edhe nga përmbajtja, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm pranë aleatëve evropianë. Por ka ende shumë sfida në marrëdhëniet Trans-Atlantike se si të menaxhojmë dhe të ballafaqohemi me Rusinë dhe Kinën dhe si të trajtojmë COVID-in dhe ndryshimet e klimës”, i tha Zërit të Amerikës, Mark Simakovsky me Këshillin Atlantik.

Sipas analistit Dan DePetris me organizatën Defense Priorities, “Do të ishte me vënd që presidenti të zhvillonte një bisedë të ashpër, por të domosdoshme brenda NATO-s mbi temat që aleanca i ka shmangur në të kaluarën,”. “Kjo do të thotë të rivlerësojë – dhe të mbyllë – politikën e dyerve të hapura të NATO-s, e cila në këtë pikë është më shumë një telash për aleancën dhe detyrimet të sigurisë për Shtetet e Bashkuara sesa një përfitim”.

I njohur si Neni 10, parimi i dyerve të hapura të NATO-s thotë se çdo vend tjetër mund të ftohet të anëtarësohet në aleancë me miratim unanim, dhe është bërë një pikë grindjeje midis atyre që thonë se parimi promovon stabilitetin organizativ dhe atyre që thonë se rrezikon ta bëjë organizatën të pavolitshme duke kompromentuar ndoshta mandatin e saj.

“Biden duhet gjithashtu të ritheksojë dhe të forcojë vërtet mekanizmat për zgjidhjen e konflikteve dhe dialogut të NATO-s me Rusinë, sjellja e të cilës nuk mund të injorohet ose thjesht të sanksionohet,” i tha Zërit të Amerikës analisti DePetris.

Gjithashtu këtë javë në fokus do të jetë edhe interesi i shtuar amerikan për të sjellë Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Nato.

Tags: BidenevropaG7

TË LIDHURA

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima
Bota

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

19:41 | 09/07/2025
SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh
Bota

SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

17:54 | 09/07/2025
Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’
Bota

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025
Next Post
Ruçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pozitive për zgjedhjet

Ikja e Gramoz Ruçit nga politika dhe raporti mes moshës e pushtetit

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e "tulipanëve"

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima
Bota

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

by mirseda
19:41 | 09/07/2025
0

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, por operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim. Ekziston frika...

Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit

Skuadra e Serie A insiston për Asllanin, Interi i prerë për çmimin e kartonit

19:04 | 09/07/2025
Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

18:58 | 09/07/2025
Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

18:47 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com