Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e dytë ndërsa në Austri-Maqedoni e Veriut, e mbyllur 3-1 ndeshja ka qenë e para për ballkanasit në finalet e një kompeticioni madhor. Leitner, Gregoritsch dhe Arnautovic i dhanë fitoren Austriakëve. Kapiteni Alaba u shpall dhe lojtar i ndeshjes. Nga ana tjetër goli për Maqedoninë e Veriut erdhi nga Pandev.
Takim ii mbrëmjes është ai midis Hollandës dhe Ukrainës. Hollanda vjen me shumë probleme por prapëseprapë duhet ta fitojë këtë takim.
Formacionet zyrtare:
Hollanda: Stekelenburg; Dumfries, Timber, De Vrij, Blind, Van Aanholt; F. De Jong, De Roon, Wijnaldum; Depay, Weghorst
Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi; Yarmolenko, Yaremchuk, Zubkov