Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Biden: Lufta e SHBA-së në Afganistan përfundon më 31 gusht

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Biden: Lufta e SHBA-së në Afganistan përfundon më 31 gusht

Presidenti Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht, duke shtuar se “shpejtësia garanton siguri”, ndërsa Shtetet e Bashkuara po kërkojnë t’i japin fund luftës gati 20-vjeçare.

“Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin“, tha Presidenti Biden në një fjalim për të informuar me të dhënat më të fundit mbi përpjekjet e vazhdueshme të administratës së tij për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së në Afganistan. “Udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe ta orientojne vetë vendin drejt së ardhmes“, shtoi ai.

Presidenti Biden gjithashtu përforcoi arsyet e vendimit të tij për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake amerikane edhe pse talebanët po përparojnë me shpejtësi në pjesë të konsiderueshme të vendit.

Përpjekja për të shpjeguar më tej arsyetimin e tij mbi Afganistanin vjen ndërsa gjatë ditëve të fundit administrata ka kërkuar vazhdimisht ta trajtojë përfundimin e konfliktit, si një vendim që zoti Biden e mori pasi doli në përfundimin se është një “luftë që nuk mund të fitohet” e për të cilën “nuk ka një zgjidhje ushtarake”.

“Edhe sa mijëra djem e vajza të tjerë amerikanë jeni të gatshëm të rrezikojmë?!“, ishte pyetja që ngriti Presidenti Biden drejtuar atyre që i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të zgjasin operacionin ushtarak. “Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan, pa ndonjë pritshmëri të arsyeshme për të arritur një rezultat ndryshe“, shtoi ai.

Presidenti Biden tha se ai nuk u besonte talebanëve, por i besonte kapacitetit të ushtrisë afgane për të mbrojtur qeverinë.

Para fjalimit të presidentit, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Jen Psaki tha se zyrtarët e administratës së Presidentit Biden kishin parashikuar gjithnjë një “rritje” të dhunës e trazirave me përparimin e tërheqjes së trupave amerikane. Por ajo shtoi se zgjatja e përfshirjes ushtarake amerikane atje, duke marrë parasysh që ish-Presidenti Donald Trump kishte rënë dakord të tërhiqte trupat amerikane nga Afganistani në maj të vitit 2021, do të kishte çuar në një përshkallëzim të sulmeve ndaj forcave amerikane.

“Pyetja me të cilën përballej (presidenti) ishte nëse ai pas 20 vitesh do të angazhonte më shumë forca amerikane në një luftë civile në Afganistan“, tha zonja Psaki.

Presidenti Biden tha se “kishte shumë pak gjasa të ndodhte” që një qeveri do të kontrollonte Afganistanin pas tërheqjes së SHBA-së ndaj ai nxiti qeverinë afgane që të arrijë një marrëveshje me Talebanët.

Presidenti shtoi se nuk bëhet fjalë për një “mision të kryer” ndërsa lufta po shkon drejt fundit.

“Misioni u përmbush me goditjen e Osama bin Laden-it dhe me atë që terrorizmi nuk po buron më nga ajo pjesë e botës“, tha ai./VOA

Tags: AfganistanJoe Bidenlufta

TË LIDHURA

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Next Post

10 më “të pasurit” e vendit kanë rreth 540 milionë euro në banka

Ngjarjet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Titujt kryesorë të lajmeve në botë në 24 orët e fundit

Titujt kryesorë të lajmeve në botë në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas
Aktualitet

Pas 15 orësh radhë të gjata e kaos, rikthehet normaliteti në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

by mirseda
10:11 | 03/01/2026
0

Pas një situate tejet problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00...

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bombardimet në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

08:56 | 03/01/2026
“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

10:52 | 02/01/2026
Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com