Kyriakos Mitsotakis është betuar sot si kryeministri i ri i Greqisë. Në orën 13:00, sipas orës lokale, ai iu drejtua Presidencës, për të bërë betimin si kryeministër dhe mori mandatin nga Presidenti Prokopis Pavlopoulos për formimin e qeverisë.
‘Demokracia e Re’ në opozitë e Kyriakos Mitsotakis fitoi bindshëm zgjedhjet e së dielës përballë partisë SYRIZA të kryeministrit Tsipras. Ky i fundit, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, pranoi humbjen dhe uroi rivalin për fitoren.
Duke iu referuar të përditshmes greke “Protothema”, Kyriakos Mitsotakis pritet që gjatë pasdites të shpallë edhe listën e ministrave dhe zv/ministrave. Ndërsa të martën, ministrat e rinj do të bëjnë betimin, dhe më pas do të marrin detyrën nëpër ministritë respektive.