Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar padinë e ish-ministries së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo kërkonte një dëmshpërblim prej 50 mijë euro, për një deklaratë të bërë nga koordinatorja e PD, Reila Bozdo.
Ajo akuzoi për korrupsion kohë më parë ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me tenderin prej 850 milionë lekë, për vëzhgimin e hapësirës detare, që sipas demokratëve e ka fituar një dyqan celularësh.
“Gjykata sapo shpalli vendimin per padine e ngritur ndaj meje nga ish-ministrja Mimi Kodheli per deklaraten e bere nga selia e Partise Demokratike ne vitin 2015 mbi monitorimin e hapesires detare. Gjykata e rrezoi padine. Uroj qe ceshtje me te tille subjekt te mos merren ne konsiderate per t’u proceduar nga gjykata ne te ardhmen! Falenderoj secilin nga ju qe permes mesazheve tuaja me keni dhene kurajo ne kete kauze te drejte!”, shkruan pak minuta më parë Bozdo.