Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Beteja e tepruar në ekrane, në raport me betejën në spitale

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi, si një ëndërr opozitare

Nga Mero Baze

Ndërsa beteja me koronavirusin po hyn në fazën finale në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria duket se po harxhon më shumë energji për të menaxhuar sulmet politike, apo manirat e personazheve televizive, se sa për vet betejën.

Për fat të mirë, situata është nën kontroll dhe shoqëria shqiptare po ruan dukshëm disiplinën për të zbutur pasojat e epidemisë, ndërsa nëse monitoron programet televizive (dhe s’ke çfarë bën tjetër në karantinë) shikon se shumica e zyrtarëve të lartë të vendit, që në të vërtetë janë dhe më të angazhuarit në këtë betejë, humbasin orë të tëra të sqarojnë në ekrane, akuza të PD-së, pyetje idiote të moderatorëve televizivë, apo të humbasin kohë në beteja të tjera, në të cilat i tërheqin dhjetëra ekrane.

Gjendja e jashtëzakonshme, quhet dhe është e tillë, pasi mendohet që të gjitha energjitë duhet të mobilizohen në përballimin e epidemisë, dhe jo në përballimin e çdo budallallëku që i vjen në mend Lulzim Bashës, Tit Vasilit, apo çdo ligësie që prodhon Sali Berisha.

Qeveria nuk është e detyruar t’i japë llogari kujtdo në këto ditë. Do të ketë kohë dhe mundësi ta bëjë këtë kur të mbarojë beteja. Tani dhe mund t’i injorojë kërkesat për debate televizive, apo nevojën për përgjigje të ligësive të Sali Berishës, apo marrëzirave të tjera. E kundërta do ishte normale, që shtypi apo dhe opozita të bëheshin pjesë utilitare e betejës. Por kjo nuk është detyrim. Kjo është dëshirë dhe vullnet, dhe shumë prej tyre nuk e kanë atë dëshirë.

Ndaj është mirë t’i lësh në mungesën e dëshirës së tyre për të ndihmuar dhe jo t’u shërbesh manirave të tyre, për të bërë si njerëz të interesuar.

Shpik Sali Berisha që mjekët nuk kanë marrë 1000 eurot e premtuara dhe duhet ta sqarosh patjetër atë, ndërkohë që mjekët e Spitalit Infektiv dhe kushdo që është përballur me atë situatë, ka marrë shpërblimin apo përpjesëtimin e tij, në varësi të ditëve që ka qenë i angazhuar në atë betejë.

E njëjta gjë dhe për përpjekjen për të kthyer në dramë kombëtare, një tufë emigrantësh që mbërrijnë në kufi duke shkelur ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe torturën e përditshme që duhet të dëgjojmë, përse nuk bëjmë teste masive, siç thotë Lul Basha dhe një torollak që e ka caktuar veten “shkencëtar”, por bëjmë  vetëm teste që ndjekim rrethin e pacientit të infektuar.

Kjo tani ka kaluar në teprim dhe në përsëritje të mërzitshme. Mirë opozita që nuk ka punë dhe do të ndajë pikëpamjet e saj dhe mbi tabelën e shumëzimit, por Qeveria dhe zyrtarët e lartë nuk kanë pse mbeten ekraneve, për të shpjeguar gjithçka. Mjafton një komunikatë zyrtare në ditë për gjendjen e vendit dhe statistikat zyrtare, dhe shtypi le të vazhdojë të bëjë punën e vet.

Se nëse do të bëjmë në fund të epidemisë, statistika se kush e  përballoi këtë situatë, do të na duhet të ndajmë dy kategori. Ata që e përballuan në ekrane dhe i njohim të gjithë, dhe ata që u përballën vërtet në vijën e parë të frontit, dhe akoma nuk ua dimë emrat.

Lëreni zonjën Eni, Fevziun, Sonilën, Zhejin dhe të tjerët të bëjnë punën e tyre pa ju. Le të thonë çfarë të kenë qejf e çfarë të duan. Në fund, ata numërojnë shikueshmërinë, kurse ju numëroni të vdekurit dhe të shpëtuarit.

Tags: koronavirusmero baze

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
“Nisim procesin e rindërtimit”, Rama publikon videon nga Thumana

“Nisim procesin e rindërtimit”, Rama publikon videon nga Thumana

Në 24 orët e fundit/ Gjobiten 230 persona, 20 shoferëve iu mor patenta e iu bllokua mjeti

Në 24 orët e fundit/ Gjobiten 230 persona, 20 shoferëve iu mor patenta e iu bllokua mjeti

Wuhan-i del nga izolimi, epiqendra e koronavirusit rinis lëvizjen (FOTO)

Wuhan-i del nga izolimi, epiqendra e koronavirusit rinis lëvizjen (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com