Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Beteja e Fushë-Kosovës, si u ndërtua mbi një disfatë dhe gënjeshtër miti i nacionalizmit serb

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Beteja e Fushë-Kosovës, si u ndërtua mbi një disfatë dhe gënjeshtër miti i nacionalizmit serb

Beteja e përgjakshme e nisur 630 vite më parë në Kosovë, diku pranë Prishtinës, duhej të ishte emblema e bashkimit të ballkanasve në një koalicion, për të mbrojtur së bashku lirinë. Megjithatë, beteja e Fushë-Kosovës, u përvetësua nga historiografia serbe, e cila ngriti mbi atë disfatë tragjike kundër ushtrisë turke, mitin e nacionalizimit tejet problematik serb.

Pas fitores së bujshme në betejën e Maricës në vitin 1371, osmanët vazhduan me vrull pushtimet e tyre në pjesën qendrore të Ballkanit, duke depërtuar në thellësi të trevave shqiptare dhe atyre serbe. Në Betejën e Kosovës, osmanët patën një epërsi të dukshme numerike. Sipas kronikave të kohës, numri i forcave të tyre ishte mbi 100 mijë vetë.

Ndërsa ushtria e 12 princave ballkanikë, ku përfshiheshin dhe ata shqiptarë Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut, Theodhori Muzaka II, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji Strazimir Balsha II, përbëhej nga vetëm 40 mijë trupa.

Përplasja e parë nisi më 15 qershor, ndërsa ajo finale ndodhi më 28 qershor 1389. Pavarësisht rezistencës së ashpër, lufta përfundoi me fitoren e osmanëve. I riu i shqiptar Milosh Kopili arriti të depërtojë deri te çadra e Sulltanit Muratit I, duke e vrarë atë. Në shenjë hakmarrje, osmanët i prenë kokën princit serb Llazar, që e kishin kapur rob.

Fitorja në Fushë Kosovë, i hapi rrugën osmanëve për pushtime të reja në Ballkanin Qendror e Verior, dhe për depërtimin e mëtejshëm në trojet shqiptare. Gjon Muzaka e përshkruan kështu atë që ndodhi, në librin e tij të vitit 1510, “Gjenealogji e familjes Muzaka”:… E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët.

Aty u thyhen të krishterët, e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë, që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj, filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e luftëtarë trima”.

Sipas shumë burimeve Milosh Kopili, që ishte edhe dhëndri i Princ Llazarit, pasi kishte marrë për grua vajzën e tij, kishte lindur në Kopiliqin e Sipërm në Drenicë.

Por edhe heroin e Betejës së Kosovës, e pronësuan serbët, duke e bërë si njeriun e tyre. Në fund të shekullit XVII dhe fillimin e shekullit XIX, studiuesit serb Vuk Karaxhiç, hodhi bazat e manipulimit të kësaj ngjarjeje. Ai mblodhi këngët epike të Malësisë së Shkodrës, duke i përhapur në Europë si krijime të Serbisë për atë ngjarje.

Kësisoj, ai e shndërroi Betejën e Fushë-Kosovës në një mit, mbi të cilin ngjizi nacionalizmin serb, që për shkak të egoizmit dhe ambicieve shkaktoi tragjedi të shumta dhe të pandërprera në Europën Juglindore, dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë.

Ajo betejë u trajtua thjesht, si një përballje e “qytetërimit” serb me kërcënimin osman, ndërkohë që kronikanë dhe dokumente autentike në arkivat e ndryshme, dëshmojnë se në Fushë-Kosovë ishin mbledhur luftëtarë nga të gjitha vendet ballkanike, shqiptarë, boshnjakë, malazezë etj.

Gjithsesi 28 qershori u pagëzua nga Sinodi i Kishës së Serbisë si dita e Shën Vidovdanit. Ndërsa martirët e saj u shpallën dëshmorë dhe udhëheqësi serb i kësaj Beteje, Princ Llazari u shenjtërua.

Gjatë këtij procesi ndodhi manipulimi dhe indoktrinimi i popullit e kombit serb.

Dhe për këtë punuan të gjitha segmentët e shoqërisë, shteti, kisha, Akademia e Shkencave, organizatat dhe shoqatat kulturore, shkollat, universitetet, derisa ndodhën katastrofat e njëpasnjëshme të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XX, kur Serbia nxiti dhe udhëhoqi luftërat e përgjakshme në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Historiani i shquar britanik, Noel Malcolm, shkruan se “ishte ideologjia serbe e shekullit XIX, ajo që krijoi kultin e Betejës Mesjetare të Kosovës, si një lloj ngjarjeje historike e vetëpërcaktimit nacional dhe shpirtëror”. Ideologët e nacionalizmit serb, mendojnë se Serbia ka qenë dhe vazhdon të jetë “viktimë” e konspiracionit shqiptar, kroat, bullgar, austriak, hungarez, slloven etj, dhe për këtë arsye serbëve u nevojitet uniteti në një shtet të madh të përbashkët. Bashkimi rreth nacionalizmit i bën ata të sfidojnë të tjerët, dh për pasojë të mos bëhen viktima. Në fakt, siç e dëshmuan dhe luftërat e fundit, Serbia është dhe mbetet ende sot viktimë e vetvetes.

Me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Fushë-Kosovës, më 28 qershor 1989, udhëheqësi serb Sllobodan Millosheviç, organizoi në Fushë-Kosovë mitingun e njohur nacionalist me gati 1 milionë pjesëmarrës të ardhur nga Serbia, nga ku shpalli filozofinë e tij nacionaliste.

Sipas Milosheviçit “Serbia do të ishte gjithnjë jo vetëm aty ku ka serbë, por edhe atje ku ka varre serbësh” dhe se “Serbia ose do të ishte e madhe, ose nuk do të ekzistonte fare!”. Shprehja e fundit, ishte huazuar nga numri një i propagandës naziste, Jozef Gëbels./ Tirana Today

Tags: betejadisfatëFushë-Kosovësgenjeshtermiti

TË LIDHURA

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon
Rajoni

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian
Rajoni

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur
Rajoni

Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

09:38 | 11/12/2025
Next Post
Rama mesazh të prerë Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë figurës së kreut të shtetit

Rama mesazh të prerë Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë figurës së kreut të shtetit

Meta reagon ndaj KQZ-së: Mbaj shënim gjithë personat që shkelin ligjin!

Meta reagon ndaj KQZ-së: Mbaj shënim gjithë personat që shkelin ligjin!

Ish-deputeti, intervistë për ‘Al Jazeera’: Përgjimet vërtetuan lidhjen e Ramës me krimin

Ish-deputeti, intervistë për ‘Al Jazeera’: Përgjimet vërtetuan lidhjen e Ramës me krimin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Jemi shqiptarë, jemi jashtë gardhit”/ Tubimi i Lapaj, përplasje me policinë para Kryeministrisë
Politikë

Jemi shqiptarë, jemi jashtë gardhit”/ Tubimi i Lapaj, përplasje me policinë para Kryeministrisë

by mirseda
17:07 | 15/12/2025
0

Ka nisur me përplasje dhe tensione protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Protestuesit janë përplasur...

Sherr me thika pranë shkolle, Gjykata e Shkodrës lë të lirë 7 adoleshentë

Sherr me thika pranë shkolle, Gjykata e Shkodrës lë të lirë 7 adoleshentë

16:51 | 15/12/2025
Dënohet me burg ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, ja çfarë zbuluan hetimet

Dënohet me burg ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, ja çfarë zbuluan hetimet

16:28 | 15/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina në Llogara, gjendet një person i djegur

E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina në Llogara, gjendet një person i djegur

16:14 | 15/12/2025
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha akuzon: Mund të prishë provat!

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Berisha akuzon: Mund të prishë provat!

14:54 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com