Nuk kanë kaluar ende 24 orë nga shkarkimi i tij dhe Besnik Muçi ka sfiduar haptazi organet e drejtësisë së re. Ai ka refuzuar vendimin e djeshëm të KPA-së, duke vijuar sot sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
LAJMI FUNDIT/ Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses Besnik Muçi
Që në orët e para të mëngjesit, ai është shfaqur në dyert e Gjykatës Kushtetuese dhe ka hyrë si anëtar i GJK, pavarësisht se efekti i vendimit të KPA-së ja ndalon.
Pasi u njoh me shkarkimin dje, Muçi në një prononcim për mediat ka thënë se nuk e njeh vendimin e KPA-së, pasi sipas tij, vendimi vlen për të si prokuror, por jo si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.