gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Besim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rrëzohet Vettingu në politikë

Besimi se Këshilli Europian do të hapë negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë shoqërohet me skepticizëm dhe pasiguri nga analistë e studiues në Shqipëri.

Vlerësimet e fundit të Komisionit Europian që “Shqipëria i ka bërë mjaftueshëm mirë detyrat e shtëpisë” konsolidojnë shpresat e optimistëve. Ndërkohë faktorë të tjerë si zgjedhjet europiane ngrenë pikëpyetje mbi përbërjen dhe prioritetet e institucioneve të reja të BE: Parlamentit dhe Komisionit të ri Europian, që do të dalin pas zgjedhjeve në muajin e ardhshëm.

Skeptikët dhe pesimistët i kthejnë sytë tek kriza aktuale politike në Shqipëri, që në fakt, ka nxjerrë në pah dobësi të sistemit demokratik dhe shkujdesje ndaj vlerave europiane si dialogu dhe kompromisi. Konfererenca në Berlin për Ballkanin Perëndimor, e organizuar  nga kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Macron, më 29 Prill, ngjall pritshmëri që ajo të ndalet edhe në situatën aktuale në Shqipëri, përderisa në qendër të saj do të jetë stabiliteti dhe zhvillimi i mirë i rajonit. Krizës politike në Shqipëri nuk i mungon potenciali i destabilitetit.

Gjipali: Besim në hapjen e negociatave

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiuv i organizatës “European Movement Albania – EMA” është optimist se Këshilli Europian do të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë.

“KE ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shqipëria ka realizuar “detyrat e shtëpisë” në atë nivel që e bëjnë të mundur hapjen e negociatave, nga pikëpamja e procesit politik dhe teknik. Vetë Këshilli Europian vendosi vitin e kaluar ta shtyjë për sivjet marrjen e vendimit, por duke njohur progresin e arritur. Shqipëria nuk ka bërë hapa mbrapa që KE të ketë një qëndrim tjetër. Këtë realitet pozitiv e ka vënë në dukje sivjet edhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. Procesi është shumë kërkues pas hapjes së negociatave, kur fillojnë reformat europianizuese, që do ta ҫojnë Shqipërinë drejt pranimit” thotë për DW, Gledis Gjipali.

Por optimizmi i tij është i përmbajtur përballë rezultateve të panjohura të zgjedhjeve europiane. “Vendimi i Këshillit Europian do të reflektojë përbërjen në Parlamentin e ri Europian, nëse do të ketë rritje të numrit të forcave populiste dhe qëndrimeve kundër zgjerimit të BE . Këto do të ndikojnë tek vendimmarrja e Këshillit Europian,”thekson ai.

Rakipi: Koha e ndarjes nga trashëgimia konfliktuale

Dr. Albert Rakipi, Drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare është skeptik lidhur me marrjen e një vendimi pozitiv nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave.

”Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat. Sistemi politik nuk funksionon. Parlamenti është jashtë funksionit, opozita është jashtë sistemit, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka dialog mes qeverisë dhe opozitës. Protestat e vazhdueshme mund të ҫojnë në destabilizim, zgjedhjet lokale pa opozitën kanë rrezikun e gjenerimit të destabilitetit. Ruajta e statusquo-së është e dëmshme. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet nga trashëgimia konfliktuale e tranzicionit, nga zgjedhjet e kontestuara, nga përdorimi i parave të drogës dhe ndikimi i të fortëve. BE duhet të heqë dorë nga stabiliteti në Shqipëri në kurriz të vlerave evropiane të demokracisë, sepse ky lloj stabiliteti nuk është i qëndrueshëm”, thotë për DW, Albert Rakipi.

Ai mendon se situata në Shqipëri dhe ecuria e procesit për hapjen e negociatave do të jenë pjesë e axhendës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor, më 29 prill në Berlin, edhe pse jo temë qëndrore.

Normaliteti politik dhe procesi zgjedhor – të rrezikuara në Shqipëri

Analisti i pavarur në Tiranë, Aleksandër Çipa, nuk beson që negociatat do të hapen. “Parlamenti Europian ka përcaktuar dy tregues të rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë  në procesin e afrimit me BE: normalitetin politik dhe procesin e mbarë zgjedhor, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të dy këta tregues aktualisht janë shumë të rrezikuar. Braktisja e parlamentit nga opozita ka kosto të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit europian. Është provë e paqëndrueshmërisë së demokracisë institucionale në Shqipëri: Klasa e saj politike ndodhet në një moment kthimi pas”, thotë Aleksandër Çipa.

Lidhur me pritshmëritë nga Konferenca e Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor, më 29 prill, ai  mendon se do të këmbëngulet në forcimin e shtetit ligjor në BP, do të vlerësohet Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe do të kërkohet një proces zgjedhor sipas standarteve ndërkombëtare, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Çështjet e përbashkëta në rajon do të përqëndrohen në inkurajimin e nismave që zgjidhin mosmarrëveshjet historike dhe ҫojnë drejt forcimit të kohezionit rajonal dhe sidomos në dialogin Kosovë – Serbi dhe gjasat për arritjen e marrëveshjes mes tyre, duke patur parasysh deklaratat konsekuente të kancelares Merkel për mosndryshimin e kufijve.

“Konferenca do të vlerësojë kapacitetin e BP për të tejkaluar mosmarrëveshjet historike, duke u nisur nga kapërcimi i problemeve mes Greqisë dhe Maqedonisë. Çështje tjetër mendoj se do të jetë kontributi diplomatik i rajonit për stabilitetin, marrëveshjet mes vendeve të tij në kontekstin gjeopolitik të rajonit”, thekson Aleksandër Çipa. Burimi: DW

Tags: besimhapjennegociataveskepticizëm

TË LIDHURA

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

23:02 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit
Politikë

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
“Mundësia do të garojë me kandidatët e saj”, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë!
Politikë

“Mundësia do të garojë me kandidatët e saj”, Shehaj: Nisim betejën për çdo Bashki të Shqipërisë!

21:46 | 25/03/2026
Next Post
Patozi fton qytetarët të votojnë BD-në: Bëmë gjënë e duhur, të bashkohemi!

Bindja Demokratike në zgjedhje? Kreu i KQZ-së: Nuk ka lindur dhe nuk mund të kryej veprime politike

Autoboti merr përpara “Skodën”

Ngjarje e rëndë në burgun e Fierit, gjendet i vdekur i dënuari (Emri)

Shtyhet afati për t’u futur në zgjedhjet vendore, 34 parti politike gati për të garuar

Përfaqësuesit e maxhorancës futin në zgjedhje Astrit Patozin, kush doli kundër







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com