Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Berlusconi synon Presidencën

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Berlusconi synon Presidencën

Italia është gati të zgjedhë presidentin e ri dhe synon nxisë unitetin, pas grindjeve politike. Silvio Berlusconi mendon se është i përshtatshëm për këtë pozitë. Manjati i medias, miliarderi dhe tri herë kryeministër i Italisë, që hyri në politikë gati 30 vjet më parë, Berlusconi, po synon t’i shtojë karrierës së tij edhe pozitën më të lartë në këtë shtet.

Berlusconi ishte dënuar për mashtrim me tatime dhe ishte përjashtuar nga Senati. Por, sa i përket shembullit të tij nga ana morale, 85-vjeçari që ishte parë shumë herë në mbrëmje të ndryshme me vajza më të reja, kishte deklaruar se “unë nuk jam shenjtor”.

Kreu aktual i shtetit, Sergio Mattarella, mandati i të cilit skadon më 3 shkurt, ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të kandidojë përsëri për president.

Po ashtu, Berlusconi arriti që të lirohet nga akuzat për dyshimet se ka paguar për seks një vajzë të mitur.

Ai është duke lobuar qe disa javë te ligjvënësit italianë të qendrës së djathtë, për të siguruar votat e tyre për t’u zgjedhur president më 24 janar, në një mandat katërvjeçar.

Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

Ish-kryeministri Enrico Letta, i cili kryeson Partinë Demokratike, kritikoi vendimin e qendrës së djathtë për të mbështetur Berlusconin, pasi ai e konsideron “një zgjedhje thellësisht të gabuar”.

“Çdo lider politik (partiak) është përçarës, por kur mendojmë për Silvio Berlusconin, në historinë e këtyre 25 vjetëve, është e vështirë të mendosh për një shef politik më përçarës se ai”, tha Letta.

Berlusconi ka luftuar përgjatë viteve shkaku i problemeve në zemër dhe problemeve të tjera shëndetësore. Ai, po ashtu, është shtruar në spital si pasojë e COVID-19. /evropaelire

Tags: italipresidencaSilvio Berlusconi

TË LIDHURA

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur
Bota

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur

09:40 | 25/02/2026
FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë
Bota

FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

09:00 | 25/02/2026
Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet
Analizë

Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

08:57 | 25/02/2026
Next Post
Rrëfimi i Bamir Topit për 21 Janarin: Mazhoranca dhunoi shtetin

Rrëfimi i Bamir Topit për 21 Janarin: Mazhoranca dhunoi shtetin

Rugova, princ i lirisë Dardane!

Rugova, princ i lirisë Dardane!

I 23-ti në listën e PS-së në Tiranë/ Reagon ish-ministri, Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj i shqetësuar: Ka korrupsion në çdo nivel të qeverisjes







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi
Kultura

Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

by mirseda
11:31 | 25/02/2026
0

Kinematografia shqiptare është në zi, pasi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i mirënjohur korçar...

Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

Ishin bllokuar në Qafë Thanë, zgjidhet problemi i kamionistëve

10:58 | 25/02/2026
E rëndë! Doli para makinës për të marrë para, humb jetën tragjikisht

E rëndë! Doli para makinës për të marrë para, humb jetën tragjikisht

10:52 | 25/02/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

10:33 | 25/02/2026
Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, do të takohen me Berishën dhe përfaqësues të tjerë

Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, do të takohen me Berishën dhe përfaqësues të tjerë

10:26 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com