Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 8 dhjetorin dhe liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdari me anë të një postimi në Facebook.
Ish-kreu i PD-së shkruan se më 8 dhjetor 1990 Azem Hajdari bashkë me studentët hapi dyert e lirisë për shqiptarët.
“Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Miq, më 8 dhjetor 1990, tribuni legjendar Azem Hajdari së bashku me studentët liberator, në një përballje epike me diktaturën staliniste të bllokmenëve hoxhistë, hapi dyert e lirisë për shqiptarët, asokohe kombin më të shtypur të botës!
Nderim përjetë veprës së pavdekshme të studentëve dhe liderit të tyre, tribunit të lirisë Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë!”, shkruan Berisha.