Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit ish-ministri i LSI që tani aderon në radhët e PS-së, Lefter Koka ka shpenzuar në këtë fushatë 10 milionë euro për të blerë vota.
Ai thotë se personat që janë paguar për të dhënë votën për të janë porositur që të shkruajnë plusin dhe jo kryq në katrorin e fletës së votimit.
”Terr Koka shpenzoi 10 milione euro per blerje votash. Qytetari denoncon blerjen e votes nga Terr Koka! Porosine e Territ per te perdor + dhe jo x ne votim per voten e blere. Lexoni mesazhin e tij. sb
Pershendetje dr jam nje qytetar qe kame shitur voten tek Lefter Koka i cili thuhet se ka shpenzuar 10 milion euro duke blere vota dhe sipas porosise se tij voten time e kam qarkuar me plus jo me x qe ti dalloj votusit qe ka bler kte mund ta vertetoni duke pa gjith votat qe ka lefter koka ne durres ca votash jan me + jan te blera ju pershendes ju lutem mos e nxirrni emrin ose numerin tim’’, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.