Ish-kryeministri, Sali Berisha ka votuar sot, dhe pas procesit të votimit u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë të lirë. Ai ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët, duke denoncuar shitblerjen e votave.
“Është Ditë Bajrami. Nderim të madh për ata që agjëruan në muajin e madhënueshëm të Ramazanit. Së dyti; është përsëri një ditë e madhe, fesa e demokracisë. Janë zgjedhjet e përgjithshme. Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë të vendosin fatin e tyre për 4 vitet që vijnë për ndryshimin që meritojnë. Në këto zgjedhje shqiptarët përballuan në votime me drogën me krimin, por nga ana tjetër i ftoj të ngrihen në lartësinë e guximit të besimit të tyre. Të bëjnë që të triumfojë vullneti për mbarë shqiptarët. Kam informacione se eksponentë të partisë siçiliste po blejnë vota. Kam informacione se kjo po ndodh në Bradashesh në Kostil të Elbasanit, në Durrës, etj. Qytetarët duhet ti denoncojnë, ti filmojnë dhe të përballën me rreptësinë e ligjit.”