Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Beqaj: Me Ramën kryeministër, shqiptarët blenë makina dhe mobiluan shtëpitë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Beqaj: Me Ramën kryeministër, shqiptarët blenë makina dhe mobiluan shtëpitë

Ish-ministri i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama, Ilir Beqja, ka analizuar ekonominë shqiptare, duke thënë se shqiptarët nga viti 2013 e deri më sot, kanë bërë një kapërcim të madh ekonomik.

Sipas tij, me Ramën kryeministër, është rritur kreditimi, shpenzimet për hotele e bare dhe restorante, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për mobilimin e shtëpive dhe një sërë komponentë të tjerë.

Një tjetër pikë që bie padyshim në sy është fakti se sipas Beqjes, qeveria Rama ka shtuar edhe makinat në qarkullim, ku sipas tij rreth 52% më shumë makina janë në qarkullim.

Postimi i plotë Beqajt

Prej 2014 ka një ritëm të mirë të rritjes vjetore ekonomike. Në në 2013 rritja vjetore është 1 %, në 2018 rritja vjetore arrin 4,1 %. Ritmi i rritjes ngadalësohet në 2019 prej tërmetit, ndërsa në 2020 ekonomia është tkurrur prej efekteve të pandemisë. Në vitin 2021 parashikohet një rritje 5,5 %, ndërsa në vlerë PBB kthehet në nivelin e 2019. Por, thelbësore është se si ka ndikuar rritja ekonomike në jetesën e shqiptarëve.

E ARDHURA KOMBËTARE E DISPONUESHME

Një tregues i rëndësishëm mesatar është “E ardhura kombëtare e disponueshme për banor”. Ky tregues ishte 3,617 euro në 2013. Në 2019 arriti në 5,060 euro. Në 5 vite, deri në 2019 u shtua me 1,443 euro apo u rrit me 40 %. Prej pandemisë ka një rënie në 2020. Në 2021 parashikohet të arrijë 5,070 euro duke rikthyer në nivelin e 2019.

KURSIMET

Nga 2013 në 2020 depozitat e individëve në sistemin bankar shqiptar janë shtuar me 2,188 milionë euro. Në 7 vite janë rritur me 34 %, ndërsa vetëm në vitin e fundit
janë rritur me 5 %.

Madje dhe në një vit shumë të vështirë si 2020 shqiptarët kanë mundur të shtojnë kursimet.

KREDIA

Nga 2013 në 2020, kredia që individët kanë marrë në sistemin bankar është shtuar me 545 mln euro.

Në 7 vite është rritur me 51 % ndërsa vetëm vitin e fundit është rritur me 6 %.

Fakti që kredia është shtuar tregon se bankat besojnë të aftësia paguese e individëve për të shlyer kredinë. Do të thotë që individët janë në gjendje të gjenerojnë të ardhura për të shlyer kredinë.

Këto të ardhura nga vijnë? Vijnë qoftë nga puna, qoftë nga akviteti ekonomik individual. Madje edhe në një vit të vështirë si 2020 shqiptarët i kanë bindur bankat se janë në gjendje të shlyejnë kreditë.

SHPENZIMET E KONSUMIT

Shqiptarët kanë rritur edhe konsumin. Prej 2014, INSTAT vlerëson rregullisht çdo vit konsumin e familjeve nëpërmjet Anketës së Buxheteve Familjare. Disponohen të dhëna të plota për periudhën 2014 – 2019.

Në periudhën 2014 – 2019, shpenzimet mesatare mujore të familjeve shqiptare u rritën me 18,7 %. Nga 69,442 lekë në muaj në 82,415 lek në muaj.

Ndërsa mediana (vlera që i ndan familjet në mes dy grupe, me konsum më të madh apo me konsum më të vogël) është rritur me 28 %. Nga 55,470 lek në muaj në 2014 në 71,045 lek në muaj.

Në 2014 mediana është sa 80 % e mesatares, ndërsa në 2019 mediana është sa 86 % e mesatares. Kjo tregon se sipas shpenzimeve mujore diferenca midis familja që shpenzojnë më shumë dhe atyre që shpenzojnë më pak është zvogëluar.

Në këtë periudhë ka ndryshuar edhe struktura e shpenzimeve.

Në 2014 shpenzimet për Ushqim përbëjnë 44,3 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Ushqim shpenzohet 41,2 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Ushqim janë rritur me 10 %.

Në 2014 shpenzimet për Shëndetësinë përbëjnë 4,8 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Shëndetësinë shpenzohet 4,3 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Shëndetësinë janë rritur me 5 %.

Në 2014 shpenzimet për Arsim përbëjnë 4,2 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Arsim shpenzohet 3,1 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Arsim janë pakësuar me 13 %.

Në 2014 shpenzimet për Mobilim dhe Mirëmbajtje Banese përbëjnë 5,4 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Arsim shpenzohet 6,7 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Mobilim e Mirëmbajtje Banese janë rritur me 46 %.

Në 2014 shpenzimet për Restorante&Hotele përbëjnë 3,2 % të shpenzimeve mujore, ndërsa në 2019 për Restorante&Hotele  shpenzohet 4,8 % e shpenzimeve mujore. Në 5 vite shpenzimet për Restorante&Hotele janë rritur me 80 %.

Më pak për Arsim dhe Shëndetësi nga xhepi sepse janë shtuar shërbimet publike pa pagesë. Më shumë shpenzime për Restorante dhe Hotele dhe për Mobilim sepse ka më shumë të ardhura, sepse ka më pak shpenzime të domosdoshme.

AUTOMJETET

Në fund të vitit 2013 në Shqipëri qarkullonin 446 mijë automjete. Në fund të vitit 2020 kanë qarkulluar 677 mijë automjete. Në 7 vite janë shtuar 52 % apo rreth 231 mijë. Një pyetje shumë e thjeshtë shtrohet. Këto 231 mijë automjete janë të grushti oligarkësh apo të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.

Përmbledhtazi,

Nën qeverisjen e socialistëve me kryeministër Edi Ramën :

• Të Ardhurat e disponueshme mesatare u rritën me 40 %.

• Kursimet e individëve u rritën me 34 %.

• Kreditimi për individët u rrit me 51 %.

• Shpenzimet mesatare të familjeve u rritën me 18 %.

• Shpenzimet për hotele e restorante u rritën me 80 %.

• Shpenzimet për mirëmbajtje banese dhe mobilim shtëpie
u rritën me 48 %.

• Automjetet në qarkullim u rritën me 52 %.

Tags: edi ramaekonomiIlir Beqaj

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Rekord infektimesh, 16 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

”Marina më e madhe e Mesdheut”/ Rama flet për ndërtimin e Portit të Durrësit

''Marina më e madhe e Mesdheut''/ Rama flet për ndërtimin e Portit të Durrësit

Emri/ Ja cila është kompania që mori 18 mln lekë për logon e vjedhur të TKOB

Emri/ Ja cila është kompania që mori 18 mln lekë për logon e vjedhur të TKOB







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com