Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Belgjika lut shqiptarët të shkojnë atje, ministria e Xhafajt lidh me ‘zinxhirë’ qytetarët

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Belgjika lut shqiptarët të shkojnë atje, ministria e Xhafajt lidh me ‘zinxhirë’ qytetarët

Sekretari për Azil dhe Migracion në Belgjikë, Theo Francken ka qenë i pranishëm në Tiranë ku është takuar me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe zv. ministren Rovena Voda. Një ditë më parë mediat belge bënë të ditur se  sekretari  do të ishte në Tiranë, ku do të kryejë deri të premten një mision për të bindur shtetasit shqiptarë që  të largohen nga vendi i tyre për një të ardhme më të mirë në Belgjikë, raporton dhnet.be. 

Por, në një deklaratë për media zëvendës ministrja Rovena Voda, gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken, tha se: “Më duhet të theksoj që në fokus të veçantë të diskutimeve tona, siç e thashë,  ishin çështjet e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit. Në këtë kontekst, i prezantova paketën e masave të marra për frenimin e migracionit të parregullt jo vetëm drejt Belgjikës, por edhe vendeve të tjera të BE-së, të cilat ndikohen nga ky fenomen”.

Pra nga njëra anë shteti belg po i fton shqiptarët që të shkojnë dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë atje dhe nga ana tjetër dukete se qytetarët janë të lidhur me “zinxhirë”, nga autoritete tona.

“Shumë prej tyre përpiqen të përdorin procedurën e azilit, e cila ka pak shanse për sukses për ta. Takimet janë planifikuar me autoritetet lokale politike dhe policore.

 Bashkimi Evropian dhe disa shtete anëtare në veçanti, duke përfshirë Belgjikën, në vitet e fundit kanë një shkallë të lartë të kërkesave për azil nga shqiptarët, më të lartat për shtetasit e një vendi të kontinentit të vjetër. Në Francë, të mërguarit shqiptarë ishin edhe më të shumtët në vitin 2017 midis kandidatëve për azil, përpara shtetasve të vendeve në krizë si afganët, sudanët apo sirianët.

Shqipëria quhet “vend i sigurt” nga Evropa dhe Belgjika. Ky kualifikim nuk i përjashton autoritetet nga shqyrtimi i kërkesave individuale të azilkërkuesve në përputhje me Konventën e Gjenevës e cila mbron viktimat e mundshme të persekutimit për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose mendimet e tyre politike.

Për shtetasit e vendeve të sigurta, ekzaminimi i dosjeve bëhet sipas një procedure të përshpejtuar. Shkalla e njohjes së azilkërkuesve shqiptarë është veçanërisht e ulët. Është 5% në Belgjikë”, shkruhej në artikullin e media së huaj.

Ndërsa sot Ministra e brendshme me anë të një njoftimi të shkurtët bëri të ditur se:

“Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj priti Sekretarin për Azilin dhe Migracionin ne Belgjike, Theo Francken . Ministri e falënderoi për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit  lidhur me frenimin e fenomenit te migracionit te paligjshëm dhe azil kërkimit.  Ne takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete ne te ardhmen në këtë fushë”.Deklarata e plotë e Vodës

Patëm një takim të frytshëm me Sekretarin e Shtetit për Azilin dhe Migracionin e Belgjikës, me të cilin jemi dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm për adresimin e një sërë çështjesh që preokupojnë vendet tona, por kryesisht ato të migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit.

Dëshiroj të theksoj se marrëdhëniet tona janë në një nivel bashkëpunimi shumë të mirë dhe me rezultate konkrete, por që duhet sigurisht të intensifikohen dhe presim sigurisht rezultate më të mira.E falënderova Sekretarin e Shtetit për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë procesit të integrimit të vendit tonë në BE.

Më duhet të theksoj që në fokus të veçantë të diskutimeve tona, siç e thashë, ishin çështjet e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit. Në këtë kontekst, i prezantova paketën e masave të marra për frenimin e migracionit të parregullt jo vetëm drejt Belgjikës, por edhe vendeve të tjera të BE-së, të cilat ndikohen nga ky fenomen.

Unë dua të theksoj se ne jemi të vendosur për të minimizuar fenomenin e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit pasi Shqipëria është një vend i orgjinës së sigurt dhe dua të theksoj së që nga muaji korrik 2017, Policia e Shtetit ka forcuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me fokus të veçantë të miturit e pashoqëruar, duke proceduar me ndjekje penale për të prindërit që lenë të miturit e pashoqëruar në vendet e BE-së.

Kemi bërë fushata intensive sensibilizuese; masa administrative dhe procedime për favorizuesit dhe nxitësit e azilit të paligjshëm; kemi proceduar punonjës policie që duke shpërdoruar detyrën apo përmes korrupsionit lejonin kalimin e personave me probleme në dokumentacion për të udhëtuar në Shengen; si dhe jemi të vendosur për goditjen e grupeve kriminale që janë të përfshira në këtë veprimtari.

Të gjitha këto masa që ne kemi ndërmarrë deri tani kanë dhënë një efekt paraprak. Në vendet e zonës Shengen ne kemi një ulje të kërkesës për azil me 24% për vitin 2017, sipas të dhënave të Eurostat.

Gjithashtu mjafton të kujtojmë faktin se 3 muajt e parë të këtij viti, iu është refuzuar dalja rreth 5,400 shtetasve shqiptarë për mungesë dokumentacioni.

Por, sigurisht ne jemi të ndërgjegjshëm që lufta jonë ndaj këtij fenomeni duhet të vazhdojë. Masat shtrënguese janë njëra anë, por nga ana tjetër Ministria e Brendshme ka hartuar dhe ka gati për miratim një Plan e Veprimi të gjerë për parandalimin e fenomenit të azilit në vendet e BE-së dhe zonën Shengen.

Mbetemi tërësisht të angazhuar të bashkëpunojmë me palën belge, për të zhvilluar një analizë të detajuar të fenomenit të azil kërkimit, shkaqeve dhe faktorëve që e nxisin atë.

Do të vijojmë të bashkëpunojmë edhe më afër në planin operacional me Belgjikën dhe jam e bindur se eksperiencat që kemi pasur me vende të tjera të BE-së, do të shërbejnë si model në adresimin e kësaj çështje me më shumë efektivitet në të ardhmen. TIRANA TODAY

Tags: atjebelgjikalidhlutMinistriaqytetaretshkojnëshqiptaretXhafajtzinxhirë

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!
Aktualitet

Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

20:42 | 06/10/2025
Gjyqtarin nuk e vrau vetëm një dorë me armë, e vranë KLGJ dhe KPA!
Aktualitet

Gjyqtarin nuk e vrau vetëm një dorë me armë, e vranë KLGJ dhe KPA!

20:37 | 06/10/2025
Next Post
Video/Sot priten rekomandimet, por ç’thotë BE për Tahirin

“Tahiri kërcënoi Ramën me kode, kryeministri do ta shesë për së dyti herë”

Video/ Kur Tahiri kërcënon hapur Ramën me fjalët e tij

Video/ Kur Tahiri kërcënon hapur Ramën me fjalët e tij

“Nuk e di çfarë më gjeti, më iku mendja”, shqiptari sulmon me thikë gruan

“Nuk e di çfarë më gjeti, më iku mendja”, shqiptari sulmon me thikë gruan

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

by mirseda
20:56 | 06/10/2025
0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras–Milot....

Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

20:42 | 06/10/2025
Gjyqtarin nuk e vrau vetëm një dorë me armë, e vranë KLGJ dhe KPA!

Gjyqtarin nuk e vrau vetëm një dorë me armë, e vranë KLGJ dhe KPA!

20:37 | 06/10/2025
BIRN: Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

BIRN: Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

20:34 | 06/10/2025
GJKKO: Vrasjen e gjyqtarit Kalaja, alarm për sigurinë e magjistratëve

GJKKO: Vrasjen e gjyqtarit Kalaja, alarm për sigurinë e magjistratëve

20:04 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com