Bashkimi Evropian i përshkruan sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë si një “krim lufte”. Komisioni Evropian i përshkruan sulmet me raketa që shihen në Kiev dhe qytete të tjera si “barbare dhe frikacake”.
Zëdhënësi i Punëve të Jashtme, Peter Stano, dënon sulmet “të neveritshme” ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.
Kuptohet se vende si Polonia po bëjnë presion për sanksione të mëtejshme, duke përfshirë kufizime të reja tregtare dhe një ndalim për rusët që të blejnë prona në BE.
Blloku sapo miratoi një raund të tetë sanksionesh, pas disa pazareve të konsiderueshme midis vendeve. Stano thotë se vendet anëtare të BE-së po vendosnin për hapat e ardhshëm.
Ai shton se BE-ja është e përkushtuar të ofrojë ndihmë të mëtejshme ushtarake, me këstin e fundit të financimit që po finalizohet midis shteteve anëtare.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today