Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

BE “shporr” PPP-të e Edi Ramës: Humbje katastrofike!

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
BE “shporr” PPP-të e Edi Ramës: Humbje katastrofike!

Projektet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e infrastrukturës rrugore përmes strategjisë së PPP-ve tashmë duket se nuk kanë asnjë dobi për ekonominë dhe taksapaguesit. 

Pas kritikave të vazhdueshme se kjo strategji dëmton rëndë taksapaguesit shqiptarë, vijon mbështetja nga qeveria shqiptare dhe beson fort tek kjo skemë. Për këtë ka reaguar edhe Gjykata Europiane e Audituesve, e cila e dënon forcërisht këtë strategji.

Kujtojmë problematikat e rrugëve në Shqipëri, ndërsa rasti i fundit është ai i abuzimit me segmentin e rrugës Tiranë-Elbasan. Projekti i rrugës Tiranë-Elbasan ka rezultuar me vjedhje, ndërkohë në pranga ka përfunduar ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika, i cili mbante këtë post nga radhët e LSI-së. Abuzimet me tenderin e kësaj rruge, kanë çuar edhe ish-drejtorë të projekteve dhe të menaxhimit, pasi dëmi që i kanë shkaktuar  buxhetit të shtetit është në shifra të larta.

Dashamir Xhika mbante postin e këtij institucioni me bekimin e koalicionit PS-LSI. Hetimet për këtë rrugë, janë shtrirë edhe tek ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, por ky i fundit ka deklaruar se këto janë akuza politike. Ajo e  përmes raportit dhe përllogaritjeve ka dalë në përfundimin se kjo skemë sjell dëme të mëdha financiare.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se kjo është një strategjia, e cila duhet të implementohet pasi ekonomia shqiptare nuk ka në dispozicion para të mjaftueshme për përfundimin e  veprave rrugore. Gjykata Europiane e Audituesve deklaroi se kontratat e partneritetit publik-privat sjellin humbje të mëdha financiare për taksapaguesit. Përfundimi ka dalë pas auditimit të 87 kontratave koncesionare, që janë dhënë nga vendet e Bashkimit Europian për periudhën 2000-2014.

Analiza e ekspertëve të gjykatës është fokusuar veçanërisht në 7 projekte autostradash në Greqi dhe Spanjë. Sipas raportit, këto projekte janë tenderuar me një kosto fillestare prej 7.8 miliardë eurosh. Por, gjatë zbatimit, kostoja e tyre është rritur me 1.5 miliardë euro të tjera, ose gati 20 për qind mbi vlerën fillestare, të cilën gjykata e ka klasifikuar si dëm ekonomik.

Por, ky nuk është dëmi i vetëm i konstatuar. Veç rritjes së kostove, realizimi i projekteve me partneritet publik-privat ka rezultuar me vonesa të mëdha në përfundimin e veprave, deri në 5 vite nga afati fillestar.

“Përfitimet potenciale të PPP-ve shpesh nuk janë arritur, për shkak të vonesave dhe rritjeve të kostove, duke rezultuar në 1.5 miliardë euro shpenzime joefektive”, thuhet në vendim.

Kjo është hera e parë, kur Bashkimi Europian kryen një analizë të hollësishme mbi projektet koncesionare të dhëna nga vendet anëtare. Sipas raportit, politika e partneritetit publik-privat ka rezultuar në dëme të konsiderueshme financiare për qytetarët.Ndaj, gjykata u ka rekomanduar vendeve të BE-së të ndalojnë promovimin e kësaj politike, deri në ndërtimin e një kuadri ligjor më të fortë për koncesionet.

Raporti i gjykatës vjen në një kohë kur qeveria shqiptare po përdor në mënyrë agresive politikën e partneritetit publik-privat. Përveç koncesioneve në Shëndetësi apo shërbimet e tjera publike, qeveria shqiptare do të miratojë edhe 5 kontrata të mëdha rrugësh me vlerë një miliard euro.

Kjo nismë ka alarmuar Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili i ka kërkuar publikisht qeverisë të pezullojë dhënien e koncesioneve, për të mos rrezikuar financat e shtetit dhe ekonominë kombëtare.

https://tiranatoday.com/fmn-bllokon-ramen-koncesionet-po-gremisin-shqiperine/

https://tiranatoday.com/pas-xhikes-se-lsi-se-fmn-shpulle-rames-ppp-ja-jote-korruptive/

 

Tags: behumbjekatastrofikeppp

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Kroacia hedh poshtë Serbinë për “Ballist Morinën”

Kroacia hedh poshtë Serbinë për “Ballist Morinën”

Dekorimet e varreve luksoze të mafiozëve në Rusi, habisin botën

Dekorimet e varreve luksoze të mafiozëve në Rusi, habisin botën

Rusia kërcënon Maqedoninë: Po hytë në NATO, ju pret fundi!

Rusia kërcënon Maqedoninë: Po hytë në NATO, ju pret fundi!







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com