Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhënie. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli në Parlamentin Evropian për një pakt të ri themeltar për bashkëpunimin. Ai duhet ta bëjë Evropën dhe SHBA-në më të fortë dhe botën më të mirë.

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen tha se pas katër vitesh të gjata, Evropa ka një mik në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që Uashingtoni dëshiron të kthehet në Marrëveshjen e Klimës në Paris është një pikë e fortë fillestare për partneritetin transatlantik. Por ajo pret që mbështetësit e Presidentit në largim, Donald Trump të vazhdojnë të kenë ndikim.

Ish-ministri i Jashtëm Joschka Fischer nuk pret që SHBA të kthehen në raportet e mëparshme

Joschka Fischer tha në Deutschlandfunk se ai e sheh plot shpresa ceremoninë e marrjes së detyrës nga Joe Biden sot dhe se shumë gjëra do të jenë ndryshe dhe më mirë. Por ai nuk ka iluzione se gjithçka do të jetë siç ishte dikur në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Mbetet të shihet nëse dhe çfarë ndryshimesh mund të sjellë presidenca e re. Nuk duhet harruar se pothuajse gjysma e elektoratit amerikan votuan për Trumpin, theksoi Fischer.

Kjo nuk e bën më të lehtë punën për Bidenin dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur Harris. Fischer tha se tani e ka radhën qeveria gjermane, që të angazhohet më shumë ushtarakisht dhe për sigurinë e saj – për shembull në Mesdheun lindor. Pa Gjermaninë nuk do të ketë sovranitet evropian. Po të mos arrihet kjo, e gjitha do të ecë drejt një Trumpi të dytë, tha ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Trumpi fal ish-kryestrategun e tij Bannon

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden fillon sot detyrën. Presidenti në largim Trump uroi gjithë të mirat, por pa e përmendur Bidenin. Në ditën e fundit të mandatit të tij, Trump fali ish-kryestrategun e tij, Steve Bannon.

Kjo u njoftua nga Shtëpia e Bardhë në Uashington. Ish-kryestrategun e kishin akuzuar për mashtrim, sepse mendohej se ai kishte devijuar para në lidhje me një fushatë për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën, që synoi Trumpi. Bannon i mohon akuzat. Ai dikur ishte një nga personat më të afërt të besuar të Trumpit dhe konsiderohet forca shtytëse e vendimeve të diskutueshme të tilla si ndalimi i hyrjes për qytetarë nga disa vende myslimane. Trumpi e shkarkoi Bannon-in në gusht 2017.

Lady Gaga, Jenifer Lopez dhe Tom Hanks në ceremoni

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të betohet sot në Kapitol në Uashington, ashtu si edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris. Ceremonia nis në orën 17.15 të pasdites me orën e Gjermanisë (11.15 me mëngjes lokale), dhe betimi i Bidenit pritet të jetë rreth orës 18.00 pasdite. Për shkak të sulmeve të dhunshme ndaj Kapitolit dy javë më parë, ceremonia zhvillohet nën masa të forrta të sigurisë. Presidenti në largim, Trump nuk do të marrë pjesë në të. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në ceremoni nuk do të ketë pjesëmarrje masive. Ish-Presidentët e SHBA, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në ceremoni.

Përveç ikonës së muzikës pop, Lady Gaga, në ceremoninë për Bidenin do të debutojë edhe këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez. Për ceremoninë e presidentit të zgjedhur të SHBA dhe zëvendëspresidentes së tij Kamala Harris, kanë njoftuar pjesëmarrjen shumë yje të tjerë. Aktori Tom Hanks do të moderojë gjithashtu një speciale televizive “Celebrating America” (Ne festojmë Amerikën). Katër vjet pas deklaratës së Donald Trumpit për “Bëheni sërish të ndritshme Amerikën”, i takon Presidentit Biden ta realizojë këtë premtim në mënyrën e tij.

Tags: bemarredhenieSHBA

TË LIDHURA

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore
Bota

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore

17:04 | 31/05/2025
GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Bota

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime

14:02 | 31/05/2025
Kina i përgjigjet ashpër Macron
Bota

Kina i përgjigjet ashpër Macron

13:42 | 31/05/2025
Next Post
Kamala Harris betohet si zv/Presidente e SHBA-ve

Kamala Harris betohet si zv/Presidente e SHBA-ve

”Betohem”/ Joe Biden, zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA-ve: Ditë shprese

''Betohem''/ Joe Biden, zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA-ve: Ditë shprese

Biden mban fjalimin e parë si President: Amerika u testua dhe u ngrit sërish

Biden mban fjalimin e parë si President: Amerika u testua dhe u ngrit sërish

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore
Bota

Izraeli: Veproni tani, Irani po afron armën bërthamore

by mirseda
17:04 | 31/05/2025
0

Izraeli ka akuzuar Iranin se po ecën me vendosmëri drejt përfundimit të programit të tij për zhvillimin...

16 milionë euro pagë, Barcelona kërkon të “heqë qafe” lojtarin

16 milionë euro pagë, Barcelona kërkon të “heqë qafe” lojtarin

17:02 | 31/05/2025
Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

Një jetë e ndërprerë me egërsi: Fjalët tronditëse të prokurores për vrasjen e Martines

16:57 | 31/05/2025
Finalja e Champions, Deschamps: Interi i fortë, por fiton PSG

Finalja e Champions, Deschamps: Interi i fortë, por fiton PSG

16:45 | 31/05/2025
Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia

Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia

16:22 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com