Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE nuk është për një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
BE nuk është për një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës

Një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në BE refuzohet nga disa prej kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare, sikurse mësohet në fillim të samitit dy ditor në Versajë.

Në Versajë pranë Parisit janë mbledhur në një samit dy ditor (10.03 – 11.03) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së. Në qendër të diskutimeve është situata në Ukrainë pas sulmit nga Rusia si dhe problemi i furnizimeve me gaz në vendet e BE-së.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz përpara se të nisej për në Versajë tha, se „është shumë e rëndësishme, që ne të vazhdojmë të ndjekim më tej ato për çfarë kemi vendosur në të shkuarën”. Në këtë kontekst ai iu referua Marrëveshjes së Asocijimit, që ka vendosur BE-ja me Ukrainën në vitin 2017 dhe që synohet thellimi i raporteve politike dhe ekonomike. “Ky është kursi, që ne duhet të ndjekim.”

Ngjashëm është shprehur edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte: „Disa vende të Ballkanit Perëndimor po përpiqen prej dhjetë vjetësh të bëhen anëtarë të BE-së, kini parasysh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” Disa shtete të BE-së insistojnë ashtu si edhe vet Ukraina për një anëtarësim të shpejtë të vendit pas sulmit të Rusisë.

Kombobild Vladimir Putin - Olaf Scholz - Emmanuel Macron

Scholz dhe Macron insistojnë tek Putin për një zgjidhje me bisedime

Përpara samiti kancelari Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin konsultuar me presidentin rus Vladimir Putin për gjendjen në Ukrainë. Këtë e konfirmuan të tria palët. Scholz dhe Macron kanë insistuar për një armëpushim të menjëhershëm, deklaruan presidenca franceze dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane. Çdo zgjidhje e luftës në Ukrainë duhet të arrihet përmes bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë bërë të qartë gjatë bisedës telefonike Macron dhe Scholz. Të tre politikanët kanë vendosur, që të mbeten në kontakt gjatë ditëve të ardhëshme, bëhet e ditur në Berlin. /DW

Tags: berusiUkrainë

TË LIDHURA

Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake
Bota

Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

14:28 | 23/01/2026
Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev
Bota

Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

14:15 | 23/01/2026
Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…
Bota

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

13:38 | 23/01/2026
Next Post
Von der Leyen parashtron planin e BE, për të hequr gradualisht energjinë ruse

Von der Leyen parashtron planin e BE, për të hequr gradualisht energjinë ruse

Lufta për Teatrin, arsyeja gjendet edhe tek armiku më i egër

Humbja triumfale e Ramës dhe dy B-të humbëse të PD-së

Pas Ukrainës, kush do të jetë në objektivin e Rusisë?

Pas Ukrainës, kush do të jetë në objektivin e Rusisë?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe
Aktualitet

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

by mirseda
14:40 | 23/01/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të raportuara në Kukës....

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

14:32 | 23/01/2026
Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

14:28 | 23/01/2026
Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

14:15 | 23/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com