Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

BE nuk arrin ta bindë Bullgarinë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
BE nuk arrin ta bindë Bullgarinë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Zyrtarët e lartë evropianë udhëtuan të premten në Sofje dhe Shkup në përpjekje të zhbllokimit të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, që po mbahet peng nga Bullgaria fqinje. Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë Augusto Silva, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi dorëzuan në Sofje dhe në Shkup një propozim për zgjidhjen e problemit bullgaro-maqedonas. Nuk dihet shumë për këtë dokument, pasi nuk është bërë publik, por Sofja zyrtare e ka hedhur poshtë atë.

Autoritetet e përkohshme qeveritare bullgare kanë theksuar qëndrimin e palëkundur për sa i përket çështjes me Maqedoninë e Veriut, ndërsa përpjekja e Ministrit të jashtëm portugez dhe Komisionerit për Zgjerim është cilësuar nga një pjesë e medias si “mision i pasuksesshëm që në fillim”. Zyrtarët evropianë nuk arritën t’i bindin autoritetet qeveritare bullgare që të lëshonin pé dhe ta hiqnin bllokadën ndaj fqinjit të tyre perëndimor për bisedimet me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Sofje, ministri bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev tha se “nuk mund të pritej nga Bullgaria ta ndryshojë qëndrim e saj kombëtar”. Ai shtoi se vendi i tij është i hapur për një dialog aktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe “presim nga fqinjët tanë më të afërt në rajon që të veprojnë në frymën e sinqeritetit dhe konstruktivitetit”.

Mediat në Sofje shkruajnë për refuzimin e autoriteteve të atjeshme të propozimit për kompromis të përgatitur nga Portugalia, si kryesia e radhës e BE-së dhe se propozimi, sipas shtypit bullgar, nuk dallonte shumë me atë të vitit të kaluar në Berlin, kur u hodh poshtë nga ministrja e jashtme e asaj kohe Ekaterina Zaharieva.

Disa nga elementet në propozim kishin të bëjnë me zotimet që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945 dhe se referenca Maqedonia e Veriut ka të bëjë ekskluzivisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, Bullgaria nga ana tjetër ngul këmbë që të theksohen rrënjët e gjuhës maqedonase, përkatësisht të qenurit e saj një dialekt perëndimor i bullgarishtes. Dy vendet po ashtu nuk po mund të merren vesh mbi historinë e përbashkët, siç e kanë quajtur ekspertët e të dy palëve, edhe mbi përkatësinë etnike të disa prej figurave më të shquara historike dhe kulturore që të dyja palët i llogarisin si të vetat.

Shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santosh Silva tha se zgjerimi i BE-së ishte prioritet për Bullgarinë në vitin 2018 dhe se kjo paraqet një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për Unionin. Ai tha se megjithatë do të merren parasysh vërejtjet e Bullgarisë dhe propozimet rreth fillimit të negociatave me BE-në për vendet aspiruese, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për Serbinë e Malin e Zi.

Ndërkaq, Komisioneri Oliver Varhelyi theksoi se është me rëndësi të dëgjohen qëndrimet bullgare që të përcaktohen hapat e radhës lidhur me zgjerimin e BE-së.

Sofja e akuzon Shkupin se nuk po i përmbahet Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të nënshkruar në vitin 2017. Ndërkaq, qeveria maqedonase thotë se gjuha dhe identiteti kombëtar nuk kanë qenë dhe as mund të jenë temë diskutimi.

Në Shkup, Kryeminisrti Zoran Zaev tha pas takimit se propozimi për zgjidhjen është një bazë e mirë për kapërcimin e pengesave lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare (BE – Maqedoni e Veriut) dhe se paraqet një zgjidhje, e cila nuk prek çështjet e identitetit maqedonas. “Propozimi duhet të jetë i pranueshëm edhe për pozitat jetike të Bullgarisë”, thekson bindjen e tij kryeministri maqedonas.

Nga ana tjetër, çështja po mban peng Shqipërinë, e cila nuk mund të shkëputet nga Maqedonia e Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim me bllokun. Këtë qëndrim e kanë konfirmuar disa prej vendeve anëtare të BE-së, ndërsa kryeministri Zoran Zaev me një pjesë të kabinetit të tij para pak ditësh bëri një turne në Bruksel dhe nëpër qendra të tjera evropiane për të folur mbi rrezikun, sipas tij, nga “shkëputja” e dy vendeve nga shtegu i integrimit evropian. Zaev theksoi edhe skepticizmin në rritje në vendet e Ballkanit kundrejt BE-së për shkak të “mosbajtjes së premtimeve” për intregrimin e tyre në bllok./VOA/

Tags: beBullgariMaqedoni e Veriutveto

TË LIDHURA

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!
Rajoni

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
Next Post
Avokati Beqiri: SHBA ka prova për Berishën, SPAK do e marrë të pandehur

Avokati Beqiri: SHBA ka prova për Berishën, SPAK do e marrë të pandehur

Thënie të shkëlqyera nga Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i famshëm në histori

Thënie të shkëlqyera nga Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i famshëm në histori

‘Rama më sulmoi personalisht’/ Basha: Shqipëria humb shumë nëse ai nuk largohet

Zgjedhjet për kreun e PD, Basha dorëzon formularin e kandidimit







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re
Kosovo

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

by mirseda
12:31 | 11/10/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot...

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

11:30 | 11/10/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet në Murriqan 56-vjeçari

11:04 | 11/10/2025
Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

Reuters: Banorët e Gazës ecin drejt shtëpive të rrënuara

09:23 | 11/10/2025
Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com