E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

BE me sanksione të reja për Bjellorusinë, përfshihen edhe bizneset

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë duke përfshirë këtu edhe bizneset në përgjigje të “brutalitetit të autoriteteve” kundër protestave pro-demokratike që filluan pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale që u mbajtën në muajin gusht.

Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Alyaksandr Lukashenka dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 19 nëntor se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset”.

Masat e reja “do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik” në vend, tha Borrell.

Ai nuk dha më shumë hollësi mbi sanksionet për kompanitë dhe biznesmenët që mbështesnin regjimin e Lukashenkos.

Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet është përballur pothuajse çdo ditë me protesta që kërkojnë dorëheqjen e tij që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, të cilat opozita thotë se ishin manipuluar dhe shtetet perëndimore kanë refuzuar t’i pranojnë.

Disa protestues janë vrarë dhe mijëra njerëz janë arrestuar që kur autoritetet shpallën Lukashenkën fitues të zgjedhjeve.

Ka pasur gjithashtu raportime të besueshme për ushtrim të torturës nga regjimi që synonte shtypjen e protestave.

Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose detyruar të largohen nga vendi.

Më 15 nëntor, policia në Minsk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues dhe arrestoi qindra njerëz.

Lukashenko sulmoi protestuesit më 13 nëntor, duke u zotuar të mos ia dorëzonte pushtetin askujt vetëm disa ditë pas vdekjes së një 31-vjeçari Bjellorus, i cili besohet të jetë rrahur keq nga forcat e maskuara të sigurisë.

BE-ja tashmë ka vendosur masa për pezullim të vizave dhe ngrirjen e pasurive të Lukashenkos dhe 53 zyrtarëve të tjerë për rolin e tyre në shtypjen e protestës dhe “falsifikimin” e votës.

Lexo edhe :   Zyrtare/BE nuk hap negociatat me Shqipërinë
Lexo edhe :   Zyrtare/BE nuk hap negociatat me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë.

Ministrat e jashtëm të BE-së, përmes një takimi virtual vlerësuan se “nuk ka asnjë shenjë pozitive” nga Minski, tha Borrell në një konferencë shtypi.

Si rezultat, ministrat vendosën “të vazhdojnë me përgatitjen e raundit tjetër të sanksioneve si një përgjigje ndaj brutalitetit të autoriteteve dhe në mbështetje të të drejtave demokratike të popullit bjellorus,” tha Borell.

Borrell tha se do të varet nga vendet anëtare të BE-së që të vendosin objektivat e tyre në raport më këtë çështje.

Takimi tjetër i ministrave të jashtëm të BE-së do të zhvillohet më 7 dhjetor.

Drejtuesja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, që u largua nga Bjellorusia duke shkuar në Lituani për shkak të shqetësimeve të sigurisë për të dhe familjen e saj, u kërkoi udhëheqësve të BE në fillim të kësaj jave që të vendosnin “sanksione financiare kundër njerëzve të cilët janë në xhepat e Lukashenkës”.

Tsikhanouskaya po ashtu i bëri thirrje Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në Akull – (IIHF) “të jetë e vendosur” derisa ata konsiderojnë tërheqjen e Kampionatit Botëror, 2021, nga Bjellorusia.

“IIHF” me bazë në Cyrih ka thënë se po zhvillon “diskutime serioze” mbi statusin e turneut për shkak të çështjeve që lidhen me protestat mbi zgjedhjet, kërcënimin e Letonisë për t’u tërhequr si bashkë-mikpritës dhe pandeminë e koronavirusit.

Duke pasur parasysh çështjet në fjalë, “IIHF” tha më 18 nëntor se i duhet më shumë kohë për të rishikuar situatën dhe për të marrë një vendim pasi turneu sipas tyre duhet të luhet diku./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte...

Tiranë/Dyshonte se ishte infektuar me Covid-19, 57-vjeçari pret damarët

Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus. Ky rast ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në...