Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE ka zbehur shpresat e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
BE ka zbehur shpresat e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen

Nga Beáta Huszka “European Council on Foreign Relations”

Vendimi i Këshillit Evropian, për të bllokuar bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë muajin e kaluar, shkaktoi zemërim në këto vende, por jo vetëm. Këshilli e mori këtë vendim, përkundër rekomandimit të Komisionit Evropian, për të çelur dritën jeshile bisedimeve.

Shumica e vendeve anëtare, ishin në fakt dakord me KE, me përjashtim të 3 vendeve si Franca, Danimarka dhe Hollanda. Dhe në mesin e tyre, francezët ishin më kritikët. Parisi u kritikua shumë për qëndrimin e tij, si brenda ashtu edhe jashtë BE-së. Presidenti francez Emanuel Makron, tha se shtetet aspirant kanë ende probleme në fushat kryesore, sidomos në çështjet e sundimit të ligjit.

Në fakt, analistët kanë ngritur shqetësime të ngjashme, duke identifikuar disa gabime në marrëveshjet aktuale të asociimit. Në mesin e tyre, është papërshtatshmëria e reformave në lidhje me shtetin e së drejtës, përfshirë demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Francezët kanë të drejtë kur thonë se unioni ka probleme me politikën e zgjerimit.

Por ky është një debat i vjetër. Analistët përmendin rastin e Turqisë, për të treguar që hapja e negociatave të anëtarësimit, nuk çon domosdoshmërish në përparimin e vendit në disa fusha.

Por kritikët thonë se një pjesë e mirë e kësaj qasje është e gabuar.

Rasti turk, është më shumë një paralajmërim se si gjërat mund të shkojnë keq, kur BE-ja dështon me një shtet kandidat. Studimi i Suzan Frazek, mbi kushtëzimin e raporteve me Turqinë me respektimin e të drejtave të njeriut, tregon midis viteve 1999-2005, ky vend ndërmori reforma të rëndësishme për të drejtat e njeriut, pikërisht për shkak të nxitjes për nisjen e bisedimeve të pranimit.

Pra nga ky këndvështrim, vendimi i BE-së për të nisur bisedimet me Turqinë ishte i justifikuar. Besueshmëria e politikës evropianë, ishte e dukshme. Në vitin 2004, Brukseli e kërcënoi Ankaranë ta shtynte këtë vendim, nëse ajo nuk miratonte kodin e ri penal në përputhje me standardet e BE-së.

Në këtë mënyrë, BE po zbatonte në një mënyrë efektive kushtëzimin negativ në fushën e sundimit të ligjit. Por pas atij momenti, politika e kushtëzimit nisi të zbehet, duke u bërë shumë e paqëndrueshme. Kjo pasi vendet anëtare do të bllokonin kapituj të veçantë, dhe do të citonin arsye dypalëshe.

Kjo u shoqërua me argumente, sipas të cilave identiteti dhe kultura e Turqisë, ishin thelbësisht të ndryshme nga pjesa tjetër e BE-së, duke qenë një vend mysliman dhe i vendosur pjesërisht në Azi. Ndërsa një sjellje e tillë vazhdoi më tej, reformat e brendshme në Turqi u ngadalësuan.

Kur Këshilli Evropian bllokoi hapjen e 8 kapitujve në vitin 2006, justifikimi nuk ishte se Turqia kishte pasur një përparim të pamjaftueshëm në të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Gjithçka u lidh me çështjen e Qipros.

Dhe historia e Turqisë, të kujton situatën aktuale me Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2018, Maqedonia Veriore nënshkroi me Greqinë Marrëveshjen e Prespës, duke ndryshuar emrin e saj. Ajo e bëri këtë për hir të pranimit në BE. Megjithatë Maqedonisë Veriore iu mohua çelja e bisedimeve, jo për shkak të përparimit të saj deri më tani.

Por për shkak të argumentit të Francës dhe të tjerëve, se politika e zgjerimit të BE-së është në vetvete e gabuar. Kjo është një lojë e rrezikshme, ku shumë gjëra mund të shkojnë akoma më keq, nëse zbehet perspektiva e BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian, ka një ndikim të fortë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Përkundër faktit se shumë marrëveshje Beograd-Prishtinë janë zbatuar vetëm pjesërisht, ose nuk janë nënshkruar ende, të dyja palët kanë biseduar të paktën me njëra-tjetrën.

Edhe pse procesi u ndërpre një vit më parë, rikthimi tek lufta mbetet gjë një e pamundur, të paktën për momentin. Ajo që politikisht mund të mos duket dhe aq si një sukses, duket shumë ndryshe kur shihet përmes lenteve të sigurisë. Nëse Serbia nuk sheh shpresë për t’u anëtarësuar ndonjëherë në BE, ajo mund të nisë të ndjekë një rrugë shumë të ndryshme.

Por për momentin, dhe përkundër të gjitha mangësive në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, qeveria serbe vazhdon të duket e angazhuar për integrimin në union. Tek e fundit, politika e zgjerimit e BE-së, ka sjellë përfitime serioze të sigurisë në rajon. Diçka që liderët evropianë e vlerësojnë shumë pak.

Përveç përgatitjes së kandidatëve për anëtarësim, duke ndërmarrë reformat në fusha të ndryshme, ku më kryesoret janë sundimi i ligjit, demokracia dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, objektivat e zgjerimit të BE-së, përfshijnë edhe “forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonet afër kufijve të BE-së.

Rëndësia e veçantë e vendimit të Francës, është që ajo ka nxjerrë në pah një tension të vjetër në kohë në lidhje me politikën e zgjerimit. Dhe që ndoshta tani e ka bërë atë të papërshtatshëm për detyrën apo edhe nxitjen e paqes dhe stabilitetit. Ka një lloj komploti mbi atë që ka ndodhur. Vende si Franca, ndalen tek problemet me demokracinë, si një arsye për të mos vazhduar procesin, kur në fakt aplikimi i pabarabartë i politikës nga vetë BE, është një nga arsyet pse vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë shënuar një përparim të dobët në këto pika me rëndësi.

Pa fuqinë e kushtëzimit të integrimit, marrëdhëniet midis disa vendeve të rajonit, mund të përkeqësohen. Ndërkohë politikanët e rajonit, janë të gatshëm të nxisin tensionet me fqinjët e tyre, pikërisht për të rritur kredencialet nacionaliste.

Në vitin 2018, Kosova dhe Mali i Zi ranë dakord mbi një marrëveshje për demarkacionin e kufijve. Pakti do të ishte shumë më i vështirë, pa presionin e BE-së kundër rezistencës së fortë në Kosovë nga partitë e opozitës, që pretendonin se marrëveshja do t’i dorëzonte padrejtësisht Malit të Zi rreth 8.000 hektarë tokë.

Në mesin e një debati gjithnjë e më të ashpër mbi reformimin e politikës së zgjerimit, liderët e Bashkimit Evropian duhet të njohin sa më parë meritat e tij në fushën e sigurisë, si dhe kontradiktat e saj të brendshme. Kushtëzimi, ka qenë një mjet i vështirë balancues, ku shqetësimet legjitime mbi sigurinë, kanë kufizuar veprimin e BE-së, për sigurimin e dakordsisë edhe të shteteve kandidate.

Këto ndarje nuk do të zhduken, duke ndalur ose ngadalësuar procesin e zgjerimit. Në fakt, ato mund të zgjerohen teksa qeveritë e Ballkanit Perëndimor, peshojnë vlerën që ka përmbushja e kritereve të BE-së, dhe më pas përpiqen t’ua shesin ato zgjedhësve të tyre. Këta të fundit e shohin se nuk ia vlen të sakrifikojnë për reformat e mëdha, në kushtet kur BE po u tregon derën. Në këto kushte, prioritet bëhet sigurimi i pushtetit me mjete të tjera./ TIRANA TODAY

 

Tags: ardhmenBallkanit PerëndimorbeKëshilli EvropianMaqedonia Verioreshpresatzbehur

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët
Bota

Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët

21:30 | 12/07/2025
Next Post
‘Çështja Zagani’/ Shtyhet seanca ndaj ish-oficerit, i pamundur lajmërimi i tij

‘Çështja Zagani’/ Shtyhet seanca ndaj ish-oficerit, i pamundur lajmërimi i tij

“Kriminelë me poste në institucione”/ PPE miraton rezolutën për Shqipërinë

“Kriminelë me poste në institucione”/ PPE miraton rezolutën për Shqipërinë

Punishte baruti për dyfeqet e politikës

Negativizmi, faji i medias apo i mendjes?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com