Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Bashkimin Evropian do të ndihmojnë Shqipërinë në planet investuese. Ndihma do të ketë fokus projektet investuese në fushën e infrastrukturës, por edhe në projekte të tjera që janë shumë të ndjeshme.
Por, e para në këtë projekte të BERZH në Ballkan është Maqedonia me vlerë investimi në 1.6 miliard euro, ndërsa Shqipëria ka marrë gjysmë milioni më pak se Maqedonia. Një shtet me popullsi më të vogël se Shqipëria, arrin të marrë investime më të mëdha se vendi ynë.
“Që në operacionet e para BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro për 80 projekte në Shqipëri, 1,6 miliardë euro në 100 projekte në Maqedoni, ndërsa në Kosovë ka investuar 200 milionë euro në 50 projekte–shkruan “The Financial”.
Nga strategjitë e parashikuara nuk do të jetë vetëm vendi ynë që do të përfitojë, por pjesë e planeve investuese do të jetë Kosova, Maqedoni, por nuk përjashtohet dhe shteti i Bullgarisë.
Projektet investuese do të kenë si themel krijimin e një ekonomie konkurruese, por një theks të veçantë do të ketë dhe ekonomia e gjelbër me një shifër prej 123 milionë eurove në të pjesën më të madhe të Ballkanin Perëndimor.
“BERZH së bashku me Bashkimin Evropian kërkojnë të bashkëpunojnë në fushë bilaterale, për të përmirësuar më tej lidhjet e transportit të Ballkanit Perëndimor. Një rajon ky mjaft i rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë konkurruese, gjithashtu shikohet si një ekonomia e gjelbër dhe integruese në rajon”-thekson “The Financial”.Përkthimi i plotë i artikullit nga “The Financial”:
Investimet e tilla do të përmirësojnë hekurudhat në Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë. Këto fonde dhe investime shtesë nga BERZH dhe partnerë të tjerë, pritet që të mxisin tregtinë me BE-në, por kjo do të ketë më shumë shanse tregtie mes vendeve të rajonit.
Përmirësimi i hekurudhave, do të ndikojë në lëvizjen më të shpejtë të njerëzve, por kjo krijon mundësi të shumta pasi deri tani iu ka munguar siguria hekurudhore.
Vetë BERZH ka vënë në dispozicion 190.5 milionë euro për këto projekte, të cilat janë të mbështetura më tej nga tre vendeve përfituese të planeve investuese, Banka Europiane e Investimeve, si dhe donatorë të tjerë dypalësh që burimet e tyre i japin përmes planeve investuese për Ballkanin Perëndimor.
Investimet në Shqipëri dhe veprat që do të preken direkt nga planet financiare
Shqipëria do të përfitojë investime për modernizimin e linjës hekurudhore, e cila lidhë dy qytetet me shumë peshë siç është Tirana dhe Durrësi, pasi kjo qasje është për të garantuar një tregti fleksibël pasi Porti i Durrësit , vlerësohet si një nga pikat strategjike për të rritur shkëmbimet tregtare.
Gjithashtu planet e investimeve do të shtrihen edhe në linja të reja hekurudhore. Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit nuk do të jetë jashtë vëmendjes. Me përmirësimin e infrastrukturës do të arrihet një lëvizje më e shpejtë e trenave, më pak kohë në dispozicion dhe më shumë garanci me linjat e reja të modernizimit që do të preket ky rajon.
Investimet në Maqedoni
Me planet e investimeve dhe projektet hekurudhore, ky vend do të lidhet më shpejt me Bullgarinë pasi qasja e re e BE-së synon ta realizojë sa më parë këtë si formë për të rritur skemat e shkëmbimeve tregtare me BE. Gjithashtu do të ketë plane investimesh të reja hekurudhore dhe përmirësimin e atyre ekzistuese, përfshirë urat hekurudhore, tunelet, stacionet me anë të një investimeve të reja.
Ndërtimi i hekurudhës do të sigurojë lidhjen me pjesën lindore përgjatë rrugës nga Kumanova në vendkalimin kufitar të “Bair” pranë kufirit bullgar. Seksioni është pjesë e një arterie kryesore të transportit, Korridorin VIII, e cila është me rëndësi strategjike për dalje në det të Maqedonisë. Ajo ofron edhe mundësi të reja tregtare për bizneset dhe lidhjet më të mira të udhëtimit për qytetarët e saj.
Investimet në Kosovë
Në Kosovë, fondet do të përmirësojnë transportin hekurudhor të Fushë Kosovës dhe Mitrovicës, e cila do të lidhë kryeqytetin e Prishtinës me pjesën veriore të siç është Mitrovica.
Seksioni i gjatë prej 35 km është pjesë e hekurudhës 10, e vetmja linjë hekurudhore operative që lidh Kosovën me rrjetin ndërkombëtar. Por, kjo do të ketë një lidhje të qebrueshme edhe me vendet e tjera përreth.
“Këto projekte vitale të transportit do të sjellin përfitime të prekshme ekonomike, sociale dhe mjedisore në Ballkanin Perëndimor”- thotë Charlotte Ruhe, drejtor menaxhues i BERZH-it, Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore.
“Investimet do të krijojnë transport efikas dhe të sigurt mallrave dhe udhëtarëve me vendet fqinje dhe të tregut të BE-së. Në të njëjtën kohë, ata do të kenë një ndikim pozitiv në mjedis duke bërë hekurudhën një alternativë tërheqëse she më pak ndotje“-shprehet ai
Këto hekurudha të rehabilituara do të mundësojnë lëvizjen më të shpejtë dhe më të sigurt të njerëzve dhe mallrave në Shqipëri, Kosovë dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, si dhe me fqinjët e tyre dhe me Bashkimin Evropian. Këto investime do të lehtësojë udhëtimin e njerëzve në rajon, duke krijuar vende pune, për të përmirësuar tregtinë dhe të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.
Që në operacionet e para BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro për 80 projekte në Shqipëri, 1,6 miliardë euro në 100 projekte në Maqedoni, ndërsa në Kosovë ka investuar 200 milionë euro në 50 projekte. PËRSHTATI TIRANA TODAY