Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“BE është kundër ndryshimit të kufijve”

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Serbian and Kosovo flag, conflict concept

Serbian and Kosovo flag, conflict concept

Ministri për Evropën në Ministrinë e Punëve të jashtme të Gjermanisë Michael Roth, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, thotë se “me vullnet të mirë dhe me guxim mund të arrihet zgjidhja për Kosovën”, duke përcjellë edhe mesazhin nga Berlini se “problemet nuk mund të zgjidhen me vizatimin e kufijve të rinj”.

Zyrtari gjerman në një deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Tanjug, ka përkujtuar se “shtetet e Ballkanit Perëndimor prapa vetes kanë një histori tragjike, një luftë civile me qindra mijëra të vrarë dhe me miliona njerëz të dëbuar dhe të zhvendosur.

Pikërisht për këtë arsye, tha Roth, të gjithë duhet të nxjerrin mësime nga ajo histori tragjike.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor janë shoqëritë që janë të hapura për të gjithë popujt, religjionet, kulturat. Për këtë angazhohet Evropa dhe BE-ja. Për këtë arsye edhe një herë mundem vetëm të paralajmëroj se problemet nuk zgjidhen me atë që do të vizatohen kufij të rinj”, deklaroi Roth, i cili në MPJ-në gjermane është zëvendësministër dhe ministër shtetëror për Evropën.

Roth u pyet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide për të cilën ai tha se nuk gëzon simpati as në vetë rajonin e Ballkanit.

“Kam një përshtypje se as në Ballkanin Perëndimor, sepse shumë shpesh e vizitoj, nuk ka simpati për një ide të tillë. Hapja e Kutisë së Pandorës mund të jetë me pasoja të rënda”, tha diplomati gjerman.

Sipas tij, se çka mund të arrijnë diplomatët e guximshëm mund të shihet në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe marrëveshjes së tyre për emrin.

“Për këtë jam optimist, se me vullnet të mirë dhe kurajo mund të arrihet një zgjidhje kreative mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Roth.

Tags: bekunderndryshimittë kufijve

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Bota

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026
Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026
Next Post

Humbën dy lojtarë, bavarezët kërkojnë “kokën” e futbollistit të Leverkusen

Zaho vishet juventin, Rama publikon videon teksa luan futboll

Humbën në pyllin e Llogarasë, policia u vjen në ndihmë 4 turistëve italianë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com