Dhemb akoma në shtëpinë e Bayern Munich eliminimi nga Champions League në raundin e fazës çerekfinale.
Përballja e dyfishtë me PSG-në i ka lënë një shije të keqe trajnerit dhe lojtarëve.
Këtë e ka konfirmuar vetë Hansi Flick, trajneri i bavarezëve, i cili, siç ka bërë të ditur L’Equipe, ka zbuluar se ka humbur gjumin për shkak të eliminimit.
“Nuk mund të harrohet shumë shpejt një eliminim nga Champions League. Nuk fle gjumë shumë mirë… Sytë e mi mund ta konfirmojnë. Dukem i relaksuar? Ndoshta sepse duhet të vazhdojmë përpara dhe të mendojmë për të ardhmen”, ka thënë Flick.