E enjte, 2 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Erdogan: Greqia nuk tregon respekt ndaj shtetasve me origjinë turke

Presidenti i Turqisë, Rexheep Tayyip Erdogan, dënoi masën e fundit nga Greqia për emërimin e kryemyftiut dhe trajtimin e Athinës ndaj shtetasve me origjinë turke në Trakinë Perëndimore.

“Sipas Traktatit të Lozanës, Greqia nuk ka të drejtë të emërojë kryemyftiun për muslimanët pasi Turqia nuk ka të drejtë të emërojë patriarkun në vendin tonë”,- tha Erdoğan pasi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të presidentit të ndjerë të Turqisë, Turgut Özal, shkruan Anadolu Agency.

“Jo zyrtarët grekë, por myftinjtë dhe hoxhallarët tanë kanë të drejtë të vendosin për kryemyftiun në Greqi”,- shtoi ai.

Aii kritikoi gjithashtu se si Athina trajton komunitetin turk në vend, duke thënë se “rreth 150.000 njerëz me origjinë turke jetojnë sot në Trakinë Perëndimore, por Greqia nuk u tregon respektin që e meritojnë ata qytetarë”. Ai tha se Turqia është përpjekur të rregullojë marrëdhëniet duke negociuar me të gjitha qeveritë greke deri më tani, por asnjë nga ato përpjekje nuk ka dhënë fryte.

Zgjedhja e myftinjve rregullohet nga Traktati i Athinës i vitit 1913, një pakt greko-osman që u zbatua nga Athina në vitin 1920. Por në vitin 1991, në shkelje të ligjit ndërkombëtar, Greqia anuloi ligjin e saj në lidhje me traktatin dhe në mënyrë të paligjshme filloi të emërojë myftinj.

Myftinjtë e emëruar nga Greqia që atëherë kanë uzurpuar të drejtën e juridiksionit të muslimanëve lokalë mbi çështjet familjare dhe të trashëgimisë. Shumica e turqve muslimanë në Trakinë Perëndimore nuk i njohin myftinjtë e emëruar nga Greqia dhe përkundrazi, zgjedhin me të drejtë myftinitë e tyre.

Lexo edhe :   Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...