Partizani ka arritur të marrë një fitore në sekondat e fundit përballë Teutës, me gol të shënuar nga kapiteni Batha. Një ndeshje mjaft e bukur u zhvillua në “Selman Stërmasi”, ku edhe Teuta pati shumë raste për shënim por Alban Hoxha ishte i mrekullueshëm. Me këtë fitore ‘të kuqtë” shkojnë në kuotën e 21 pikëve, po aq sa ka dhe Laçi. Por një përmbysje rezultati si kjo e sotmja tregon që Partizani është rikthyer seriozisht dhe do të jetë një kërcënim për ekipet e tjera.
Pjesa e parëfillon me ritme mjaft të larta ku miqtë janë më kërkues para portës, por portieri Hoxha bën disa pritje mjaft të mira. Në minutën e 19’ është Tarik që shënon për Teutën, pas një pritje të portierit topi kthehet sërish në zonë dhe Tarik e ka mjaft të lehtë ta dërgojë në rrjetë.
Vetëm 4 minuta zgjat festa, pasi Trashi merr një asist nga Asani dhe i vetëm përballë portierit nuk gabon, e dërgon topin në rrjetë. Pesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë, ku të dy ekipet krijuan shumë raste dhe zhvilluan një ojë të hapur.
Në të dytën Partizani zbret në fushë duke sulmuar, por e ka të vështirë të arrijë deri tek porta. Nga ana tjetër Teuta krijon disa raste mjaft të mira me kundërsulme, ku e vë në vështirësi portierin Hoxha, i cili tregoi një formë mjaft të lartë. Kur ndeshja u mendua e mbyllur, pasi luhej minuta e fundit e shtesës, është sërish Asani që depërton në të majtë dhe jep asist nëzonë për kapitenin Batha, i cili me portën e boshatisur nuk mund të gabonte.
Një fitore mjaft e rëndësishme për “të kuqtë”, në një moment që ndeshja filloi mes shumë tensioneve, për shkak se policia nuk po lejonte futjen e tifozëve në stadium.
Partizani-Teuta 1-1
Trashi 23′, Batha 94′ / Cmajcanin 19′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota (Krasniqi 65′), Atanda, Kalari, Vila, Batha, Asani, Fili, Trashi (Xhixhua 69′), Progni. Trajner: Sulejman Starova
Teuta: Kastrati, Beqja, Sykaj, Shkalla, Hakaj, Çyrbja, Hila, Bilali, Osemene (Karimi 80′), Çmajçanin (Shehaj 75′), Latif. Trajner: Gugash Magani
Kartonë të verdhë: Progni 24′ / Balili 24′
Gjyqtar: Enea Jorgji, Ilir Tartari, Astrit Mahmuti, Emirion Sino